Lajme Zone
Skandali në Beograd, provokimi shfaqet sërish, “Kosova është Serbi” në tribunat e Serbi–Holandë
SportTop Channel

Skandali në Beograd, provokimi shfaqet sërish, “Kosova është Serbi” në tribunat e Serbi–Holandë

Provokimi shfaqet sërish në Beograd. Në tribunat e stadiumit “Rajko Mitić”, gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Serbisë dhe Holandës, është shfaqur një tjetër mesazh me karakter nacionalist dhe politik ndaj Kosovës.

Provokimi shfaqet sërish në Beograd. Në tribunat e stadiumit “Rajko Mitić”, gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Serbisë dhe Holandës, është shfaqur një tjetër mesazh me karakter nacionalist dhe politik ndaj Kosovës. Në një prej tribunave dallohet harta e Kosovës e paraqitur me ngjyrat e flamurit serb, ndërsa në të shkruhet qartë: “Kosova është Serbi”.

Pamjet e publikuara nga stadiumi tregojnë se mesazhi është vendosur në tribunat e tifozëve serbë, duke rikthyer një simbolikë që prej vitesh shoqëron ndeshjet e kombëtares së Serbisë.

Serbia dhe Holanda u përballën këtë të diel në stadiumin “Rajko Mitić”, në kuadër të Ligës së Kombeve. Futbolli në fushë, por jashtë saj shfaqet edhe një herë mesazhi politik për Kosovën. Top Channel