Lajme Zone
Dush i ftohtë për Dardanët në Vjenë, Austria ndëshkon dy herë Kosovën në 45 minutat e para
SportTop Channel

Dush i ftohtë për Dardanët në Vjenë, Austria ndëshkon dy herë Kosovën në 45 minutat e para

Ka përfunduar me një rezultat zhgënjyes pjesa e parë e përballjes mes Austrisë dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku Dardanët e gjejnë veten në një disavantazh të dyfishtë prej 2-0.

Ka përfunduar me një rezultat zhgënjyes pjesa e parë e përballjes mes Austrisë dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku Dardanët e gjejnë veten në një disavantazh të dyfishtë prej 2-0. Skuadra e drejtuar nga Franco Foda e nisi ndeshjen me synime të qarta për të vazhduar ecurinë pozitive pas suksesit ndaj Irlandës, por u përball me një Austri tejet kërkuese dhe efikase në fushën e saj në “Ernst-Happel-Stadion”. Vendasit arritën të zhbllokojnë shifrat dhe të kalojnë në avantazh në minutën e 23-të, falë golit të shënuar nga David Affengruber.

Kur të gjithë po prisnin vërshëllimën e gjyqtarit për të shkuar në dhomat e zhveshjes, austriakët i dhanë një tjetër goditje të rëndë ekipit tonë. Junior Adamu arriti të dyfishojë epërsinë në minutat shtesë të pjesës së parë, saktësisht në minutën 45’+2. Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 2-0 në favor të Austrisë.

Tani vëmendja kalon te strategjia e Franco Fodës dhe ndryshimet e mundshme taktike në dhomat e zhveshjes për të tentuar një përmbysje historike në 45 minutat e mbetura përballë skuadrës së Ralf Rangnick. Top Channel