Këngëtarja Blerina Matraku ka folur ekskluzivisht në “Goca dhe Gra” lidhur me çështjen që e ka vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të përfshirjes së saj në videot intime të lidhura me kompozitorin Adi Hila. Ajo tha se dëshiron të tregojë versionin e saj të ngjarjeve, duke theksuar se situata nuk është ashtu siç duket, teksa u shpreh ka paguar 10 mijë euro për një album dhe se nuk ka asnjë borxh mes tyre për këngët. LEXO edhe...Videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA fshihen 45 materiale nga Tik Tok Duke iu kthyer fillimit të marrëdhënies profesionale me kompozitorin, Matraku tregoi se e kishte kërkuar për disa muaj për të bashkëpunuar me të, për shkak të reputacionit dhe seriozitetit të tij në fushën e muzikës. Sipas këngëtares, në vitin 2007 ajo i kërkoi Adi Hilës të realizonin një album dhe e pagoi shumën prej 10 mijë eurosh. Ajo shpjegoi se paratë i kishte mbledhur nga puna në evente, dasma dhe nga angazhimi si stjuardesë, ndërsa për këtë investim kishte marrë ndihmë edhe nga miqtë e saj. “Ke një person të zhveshur nga çdo lloj morali dhe, edhe pse nuk e kam merituar deri në këtë pikë, duke mbajtur përgjegjësitë e mia, ke përballë vetes një person të vdekur që po frymon, e kryqëzuar. Sot jam këtu për të thënë të vërtetën time, për të mbajtur peshën që më takon dhe për të ndarë me ju një pjesë të historisë, me të cilën njerëzit mund të kuptojnë që ‘prit se ky njeri nuk është fajtor aq sa e kanë fajësuar’. Ne të gjithë bëjmë gabime, ose na ngelet një situatë në dorë që ngelem fajtor edhe nëse nuk jemi. Unë jam gati që të mos dalë asgjë tjetër dhe të mbroj vetëm timen, gjërat nuk janë ashtu siç duken. Mund të them që kompozitorin Adi Hilën e kam kërkuar me muaj me radhë për të bashkëpunuar, në sajë të profesionalizmit dhe seriozitetit që ai kishte, për emrin që kishte si kompozitor, në vitin 2007. Ai ishte njeri shumë serioz, kur u takova, me të cilin unë mund të bashkëpunoja gjatë. I kërkova një album dhe e pagova me 10 mijë euro, për të cilat unë ato lekë i kam kursyer me eventet, dasmat dhe punë si stjuardesë që bëja në atë kohë; më kanë ndihmuar edhe miq të mi, sepse ishin shumë lekë për mua. I mblodha. Nuk i kam absolutisht asnjë lloj borxhi ndaj këngëve të mia dhe as nuk më ka. Menduam që të merrnim pjesë në kompeticione të ndryshme me këto këngë. E kam të vështirë që të flas për jetën personale me të, duke qenë se bashkëpunon gjatë me një person, kemi bashkëpunuar 4 vite”, u shpreh ajo. Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. Ajo pretendoi në “Goca dhe Gra” se për shumë vite e kishte vlerësuar dhe besuar atë, por se më vonë kishte nisur të dyshonte për disa rrethana që, sipas saj nuk përputheshin me atë që kishte menduar. Matraku pranoi gjithashtu se ndien keqardhje për përfshirjen në këtë histori dhe për ndikimin që ajo mund të ketë pasur te persona të tjerë, duke theksuar se i ka kërkuar falje Klaudias, bashkëshortes së Adi Hilës dhe vajzave të tyre. “Është bërë një gjë e tillë që mua të më vendosin me shpatulla pas murit, sa unë të mos kem kurajë të ngre kokën, sa edhe unë t’i jap fund jetës sime. Unë do të vazhdoj të jetoj, të bëj vepra të mira, do t’i kushtohem njerëzve në nevojë. E penduar… Unë jam vënë me shpatulla pas murit. Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me këtë njeri. Për pjesën tjetër kam qenë e frustruar. Unë kam qenë në një shok nervor që nuk thoja dot jo. Jam ndjerë pa zë. Unë për 20 vite e kam mbivlerësuar atë person dhe zbuloj që ai jo vetëm që nuk ka dashur një njeri, por ka përdorur edhe miq të tij. Kam dyshuar në një moment. Gjithmonë jam ndjerë që ka diçka që nuk shkon. Nuk të gaboka kurrë zemra. Nuk mund ta imagjinoj dot atë që më kanë parë sytë. Më ktheheshin sekuenca, më lidheshin puzzle. Jam person që vetësakrifikohem për të tjerët. Ishte diçka e pashpirt, nuk e meritoja. Përpara keni një person që ka pasur edhe dhunë emocionale me vete, që nuk thotë dot jo në disa momente. Ndihem me faj që nuk mbrojta dot veten, ky është faji im i vetëm, nuk duhet të ngatërrohesha. Pavarësisht nëse Adi ishte i ndarë apo jo, në një farë mënyre unë nuk do të doja t’i shihja Klaudian dhe vajzat në këtë situatë, për të cilën unë i kam kërkuar falje. Atë falje e kam kërkuar nga zemra, por nuk është e drejtë të cenohet dinjiteti im, privatësia ime. Si mundet një baba, një bashkëshort, një mik, një shok, një kompozitor, të vërë kamera sigurie dhe të mos vërë në dijeni ata njerëz që i besojnë, që shkojnë në shtëpinë e tij? Unë besoj te ligji, te e vërteta dhe e drejta. Do t’ia lë në dorë drejtësisë se kush i ka krijuar dhe shpërndarë ato pamje. Në këtë histori ka një masakër të madhe. Mua më është bërë një skenar i ndryrë, për të cilin unë nuk kam qenë krenare që e kam bërë, por kam qenë në fazën që kam qenë një njeri i turpëruar. Imagjino çfarë turpi mbaj unë mbi supe”, tha ajo./TCH Xh.K/ReportTv.al videot intime te artisteve adi hila blerina mataraku Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.8% Jo 34.1% Nuk e di 6% Vota total: 4751 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

