Kreu i PD-së Sali Berisha e ka drejtuar gishtin e akuzës nga kryeministri Edi Rama për publikimin e videove intime të personazheve të njohur.
Berisha theksoi se Rama i serviri në treg për të shmangur vëmendjen nga zhurma e skandaleve të shefes së SHISH. “Ato i serviri në treg Edi Rama për të zhurmuar skandalet më të tmerrshme të tradhtisë më banale dhe të turpshme të shefes së shërbimit një bashkëpunëtore e shpifur e karteleve të drogës. Ato bëhen për të zhurmuar amoralitetin e kësaj qeverie në të gjitha spektet. Ato bëhen për tu zhurmuar lidhjet e Ramës me kartelet e drogës, vjedhjen e qindra milionë eurove nga ai, skandalet e vëllait dhe minsitrave të tij, nuk kanë asnjë qëllim tjetër.
Kjo kërkon hetim, thuhet se është marrë me hakerimin dhe gjetjen e këtyre lloj videove që se mund t’i duhen një ditë, bëj thirrje të bëhet një hetim i fortë për këtë mundësi, hakerët më të fortë në Shqipëri janë të Ramës”, tha Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

