Lajme Zone
Skandali me publikimin e videove seksuale: Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga policia e prokuroria
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali me publikimin e videove seksuale: Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga policia e prokuroria

Që prej mbrëmjes së djeshme, në disa platforma online, rrjete sociale e kryesisht në whatsapp, po qarkullojnë një seri videosh të cilat kanë në qendër një emër të njohur të botës së muzikës, dhe këngëtare e artiste, të përfshira në marrëdhënie seksuale me të. Ajo që i jep gjithë kësaj, përmasat e një skandali, nuk është përmbajtja e tyre. Të gjithë protagonistët e tyre, janë në moshë madhore dhe s

Që prej mbrëmjes së djeshme, në disa platforma online, rrjete sociale e kryesisht në whatsapp, po qarkullojnë një seri videosh të cilat kanë në qendër një emër të njohur të botës së muzikës, dhe këngëtare e artiste, të përfshira në marrëdhënie seksuale me të. Ajo që i jep gjithë kësaj, përmasat e një skandali, nuk është përmbajtja e tyre. Të gjithë protagonistët e tyre, janë në moshë madhore dhe secili është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij. Të kryesh marrëdhënie seksuale në një ambjent privat nuk përbën krim. LEXO edhe...Shijak/ Abuzoi seksualisht me 18-vjeçaren në banesën e braktisur, pranga autorit! I sekuestrohet një armë gjahu dhe një shkop gome Policie I rëndë është fakti i publikimit të videove, për më tepër, pa kujdesin me të vogël për të ruajtur anonimitetin, të paktën të grave të përfshira dhe mbulimin e pjesëve intime të trupit. Jeta private e gjithkujt është e mbrojtur, dhe askush nuk mund ta cënojë atë. Elton Tozaj, ka marrë autorësinë e publikimit, duke folur për një investigim mbi mënyrat e ulta, dhe ngacmimet seksuale me të cilat detyrohen të përballen shpesh artistë që duan të bëjnë karrierë në botën e artit. Situata të tilla janë të njohura në botë dhe nuk kanë munguar rastet kur janë zbuluar dhe nga gazetarët. Por ato kanë patur në bazë rrëfimet e viktimave, dhe jo publikimin e akteve apo rrethanave në të cilat ato kanë qenë të përfshira. Ndërkohë që në këtë rast, nuk kemi, të paktën për momentin, asnjë indicie të një situate të ngjashme. Përkundrazi, gratë që sipas pretendimeve të Tozajt, do të ishin viktimat e artistit të njohur, janë “dënuar” në mënyrën më brutale e të shëmtuar, nga publikimi i këtyre videove. Gjatë ditës një prej artisteve të përfshira, u shtrua me urgjencë në spital, në kushtet e një traume të fortë psikologjike. Nga ana tjetër duket absurd qëndrimi i policisë apo prokurorisë. Pasiviteti i tyre justifikohet me mungesën e një denoncimi, ndërkohë që cënimi i jetës private është i parashikuar dhe i dënueshëm nga Kodi penal. Gjithshka është publike, dhe duket e pajustifikueshme mungesa e një ndërhyrjeje. Qoftë për të bllokuar publikimin e mëtejshëm, qoftë dhe për të zbuluar, qëllimin e realizimit të videove dhe se si ato rrodhën për t’u shpërndarë me shpejtësinë vrastare të rrjeteve sociale. Çfarë parashikon kodi penal? Neni 121 Ndërhyrje të padrejta në jetën private Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafine parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet. Neni 122 Përhapja e sekreteve vetjake Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një ose personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Ora 18:58 Skandali me videot seksuale të figurave të njohura, AGSH: Nuk ka lidhje me gazetarinë publikimi i tyre, ndaloni urgjentisht shpërndarjen Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas skandalit me publikimin e videove seksuale të disa prej personazheve publikë."Është shkelje e rëndë e etikës për të gjithë gazetarët dhe mediat që publikojnë foto e video të personave krejt privat në momente intime. Nuk ka lidhje me gazetarinë publikimi i tyre. Ndaj gjithkush duhet ta ndalojë urgjentisht shpërndarjen e tyre dhe të fshihni çdo material që ka të bëjë me këtë", reagoi përmes një postimi në rrjete sociale kreu i AGSH, Isa Myzyraj. Share Ora 18:47 Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi Pas videove që po qarkullojnë në rrjete sociale ku figura të njohura janë përfshirë në një skandal seksual ka reaguar edhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.Në një deklaratë zyrtare ata apelojnë për respektimin e jetës private dhe mbrojtjen e të dhënave personaleDeklarata e plotëNë vijim të publikimeve të fundit në media dhe rrjete sociale për materiale të pretenduara intime, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u bën thirrje mediave, portaleve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale të respektojnë jetën private dhe dinjitetin e çdo individi.Ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ndalon përpunimin e këtyre përmbajtjeve. Gjithashtu, publikimi dhe shpërndarja e tyre është e ndaluar.Të qënit figurë publike nuk përbën heqje dorë nga e drejta për jetë private. Kurioziteti për jetën intime të një individi nuk mjafton për të justifikuar publikimin e saj si çështje me interes publik. Liria e shprehjes dhe e informimit duhet të ushtrohet duke respektuar kushtet e nenit 43 të ligjit, përfshirë domosdoshmërinë, proporcionalitetin dhe mbrojtjen e thelbit të të drejtave themelore.Fakti që një material qarkullon në internet nuk e bën të ligjshëm ripublikimin e tij. Çdo rishpërndarje mund të shtojë ekspozimin dhe dëmin ndaj personave të prekur dhe familjeve të tyre.Çdokush që përpunon në mënyrë të paligjshme të dhëna personale është subjekt i masave administrative dhe penale.Zyra e Komisionerit bën thirrje të ndërpritet publikimi dhe rishpërndarja e materialeve intime në kundërshtim me ligjin dhe të hiqen përmbajtjet e publikuara në mënyrë të paligjshme. Share Xh.K/ReportTv.al video shantazh video intime Elton Tozaj Marrëdhënie seksuale Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 74.5% Jo 21.2% Jam i/e dyzyuar 4.4% Vota total: 411 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?