Rusia ka përsëritur se fabrikat evropiane të mbrojtjes që prodhojnë armë për Ukrainën janë "objektiva të ligjshëm ushtarakë" potencialë për Moskën. "Do të doja të përsërisja se fabrikat evropiane që prodhojnë armë për Ukrainën janë objektiva të mundshëm ushtarakë për Rusinë. Nuk duhet të supozohet se fabrikat që prodhojnë armë për Forcat e Armatosura të Ukrainës - madje edhe ato që ndodhen jashtë territorit të Ukrainës - janë të sigurta. Kushdo që mendon ndryshe gabon", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një konferencë për shtyp LEXO edhe...Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska duhet të ndalojë kërcënimet bërthamore Sipas saj vendet evropiane janë të përfshira drejtpërdrejt në konfliktin ukrainas. "Ato nuk po ofrojnë vetëm ndihmë; përmes hapjes së objekteve të prodhimit të armëve dhe krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta, ato janë plotësisht të përfshira. Kjo vetëm vonon zgjidhjen e konfliktit në vend që ta afrojë atë, në kundërshtim me atë që disa forca në Evropë mund të mendojnë ose imagjinojnë", përfi ajo. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al lufta ne ukraine Rusi Europë Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 74.1% Jo 21.2% Jam i/e dyzyuar 4.7% Vota total: 528 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

