Lajme Zone
Skandali LaCivita dhe Sali Berisha/ Leka: Kreu i PD mbetet “non grata”
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali LaCivita dhe Sali Berisha/ Leka: Kreu i PD mbetet “non grata”

TIRANË– New York Times plas skandalin qe përfshin Kris LaCiviten. Këshilltari i Sali Berishës në zgjedhjet e vjetshme, ka këshilluar edhe Millorad dodik, dhe ka marrë miliona dollarë, pa njoftuar presidentin amerikan dhe duke përdorur emrin e Trump.

Presidenti Donald Trumps tha se LaCivita nuk ka punuar kurrë për të. Trump premtoi hetim të skandalit që mund të shtrihet dhe mbi Sali Berishën.

Analisti Martin Leka, i ftuar në “Tirana Live” tha se ky skandal do të këtë pasoja dhe për Sali Berishën, i cili sipas tij, duket se e ka përdorur LaCivita për t’i siguruar vizë për në SHBA, edhe pse vazhdon të jetë “non grata”. Ai theksoi se sikur të mos mjaftonte sanksioni i SHBA, Sali Berishës është shpallur non grata nga vetë votuesit shqiptarë.

“Kreu i PD mbetet non grata në SHBA. Po ashtu Sali Berisha është non grata nga votuesit e Shqipërisë pasi e ka çuar PD në një nivel që është e pamundur të vijë në pushtet. Në të gjithë sondazhet mundshme, PD ka rënë si pasojë e një grumbull ndodhish. Lidhja me Dodik rëndon situatën PD”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet