Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali i videove seksuale të personazheve të njohur, Kryemadhi: Neveri, dënoj regjistrimin dhe publikimin! Jeta private e tjetrit s’i duhet askujt (VIDEO)


Kryemadhi shprehu keqardhje për mënyrën si shoqëria shqiptare po reflekton mbi këto situata, si dhe shprehu solidaritet me gratë e përfshira në video.

Ndërsa mbërriti në ambientet e Gjykatës së Posaçme, Monika Kryemadhi foli edhe për skandalin e videove me përmbajtje seksuale të personazheve që i përkasin artit. Kryemadhi dënoi me forcë aktin e regjistrimit dhe publikimit të këtyre videove pasi jeta private është një kufi që nuk duhet shkelur. Ajo shprehu edhe keqardhje për mënyrën si shoqëria shqiptare po reflekton mbi këto situata, si dhe shprehu solidaritet me gratë e përfshira në video. -I keni parë videot që qarkulluan? LEXO EDHE:Bojkoti ndaj rregullores së GJKKO, dështon sërish gjyqi ‘Meta’! Avokatët gjobë 5 mijë lekë (të rinj), kreut të PL i pezullohen afatet e paraburgimit: Situata me porosi të Agasit Monika Kryemadhi: Po, i kam parë. -Çfarë mendimi ke? Monika Kryemadhi: Përveçse ndjenjës së shëmtuar që më la për shkak të viktimave të atyre videove, grave apo vajzave, kushdo që janë, personi i cili i ka bërë, ai që i ka regjistruar, por edhe ai që i ka shpërndarë, është një veprim përveçse shumë i ulët, një veprim që e dënoj me forcë. Ajo që dua të them është që nuk ka ç’i duhet asnjërit se ç’bën një njeri në dhomën e vet të gjumit apo me jetën e vet private. Tjetra është që mënyra sesi ne po fillojmë dhe gjykojmë situatën, problematikat dhe gjithë jetën shoqërore është e tmerrshme. Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon sesa nga taksat e larta, mungesat e punës, largimi i të rinjve dhe të rejave, shpopullimi i Shqipërisë, është një fatkeqësi e madhe. Megjithatë, unë jap atë ndjenjë dhimbjeje për gratë dhe viktimat e atyre videove dhe ndiej neveri për vepruesit që e kanë bërë atë. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Marrëdhënie seksuale video intime GJKKO monika kryemadhi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.4% Jo 22.2% Jam i/e dyzyuar 4.4% Vota total: 1237 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?