Lajme Zone
Kush po e sulmon kreun e KLSH-së dhe pse? Nga interesat korruptive te personazhet nën hetim nga SPAK, çfarë fshihet pas përplasjes
PolitikëPamfleti

Kush po e sulmon kreun e KLSH-së dhe pse? Nga interesat korruptive te personazhet nën hetim nga SPAK, çfarë fshihet pas përplasjes

Shalsi, i njohur më shumë për postulatin ‘do vjedhim bukur’, në konflikt intetesi, i kërkoi ‘llogari’ Arben Shehut se pse kishte zbuluar dhe denoncuar se në Shqipëri ishin tregtuar akullore të kontaminuara me oksid etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. Djali i tij, Patrik Shalsi, rezultoi se ishte i punësuar dhe paguhej nga një prej kompanive të akulloreve, INTER DISTRIBUTION SERVICE shpk, fakt që tregon se sulmi ndaj KLSH reflektonte interesa deri në nivel banal.

Kreu i KLSH, Arben Shehu Shalsi, i njohur më shumë për postulatin ‘do vjedhim bukur’, në konflikt intetesi, i kërkoi ‘llogari’ Arben Shehut se pse kishte zbuluar dhe denoncuar se në Shqipëri ishin tregtuar akullore të kontaminuara me oksid etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. Dy vjet më parë, mafia e ushqimit, rrufjanët e ilaçeve dhe segmente të përvetësimit të parave dhe pronave publike, shtynë dhe përdorën deputetin Eduard Shalsi, i cili duke keqpërdorur funksionin e kryeyarit të Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, nisi një sulm ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe kryetarit Arben Shehu, i konsideruar nga SPAK si partneri kryesor dhe më bashkëpunues në luftën kundër korrupsionit dhe plaçkitjes së vendit.

Shalsi, i njohur më shumë për postulatin ‘do vjedhim bukur’, në konflikt intetesi, i kërkoi ‘llogari’ Arben Shehut se pse kishte zbuluar dhe denoncuar se në Shqipëri ishin tregtuar akullore të kontaminuara me oksid etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. Djali i tij, Patrik Shalsi, rezultoi se ishte i punësuar dhe paguhej nga një prej kompanive të akulloreve, INTER DISTRIBUTION SERVICE shpk, fakt që tregon se sulmi ndaj KLSH reflektonte interesa deri në nivel banal.

Ditët e fundit, linja të ndryshme interesash, që kryqëzohen dhe atakohen me veprimtarinë e KLSH-s, kanë nisur një sulm ndaj kryetarit të institucionit më të lartë të kontrollit financiar, Arben Shehu, me qëllimin iluzionar shantazhimin për realizimin e interesave të paligjshme. Bëhet fjalë për biznesmenë të caktuar, drejtorë dhe kryebashkiakë të dokumentuar dhe denoncuar nga KLSH për përvetësimin e parave publike përmes tenderave të paracaktuar, me dokumente false dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave me situacione false.

Zyrtarë dhe ish zyrtarë, oligarkë koncensionesh dhe pastrues parash në ndërtim, të referuar në SPAK nga KLSH pasi kanë bërë kërdinë me paratë dhe pronat publike, janë pjesë e fushatës së linçimit, duke përdorur gjithnjë një ‘grup të inatosurish’ brenda KLSH-së, për të cilin do flasim në vijim.

Skërmitja e radhës ndaj kreut të KLSH-së ka bërë bashkë narkomanë, personazhe paranoidë, pseudogazetarë që i kanë sytë si rreze infra të kuqe nga ‘trefletshi’, tezga mediatike anonime, politikanë që pastrojnë para, drejtorë dhe ish drejtorë me dosje, sekserë, bakshishmenë, trafikantë, personazhe të skemave mashtruese etj.

Prapaskena do të ekspozojë në vijim këto personazhe me emra konkretë, interesin konkret korruptiv, bëmat e tyre dhe nëse kanë llogari të hapur në SPAK.

Ndërkaq, KLSH ka përfunduar dhe ka aktualisht në proces auditime të tjera, ku po vlerësohen dhe dokumentohen shkelje të karakterit penal që kreu i KLSH-së z.Arben Shehu, do t’i referojë në SPAK, ashtu siç ka referuar gjatë viteve të fundit dhjetëra kallëzime penale për qindra zyrtarë për shkelje në procedurat e koncesioneve, shkelje të barazisë në tendera, shpërdorime, tjetërsim të pronave publike, zhvatje të pasurive nëntokësore, mashtrim me ilaçet dhe ushqimin, krime mjedisore etj.

Performanca dhe besueshmëria e KLSH nuk matet nga narkomanë, rrufjanë, bakshishmenë, pijanecë, të inatosur xhepash, oligarkë analfabetë, me të mllefosur për kërkesa të refuzuara, me mufka etj. Performanca e KLSH-së matet me referanca zyrtare vendesa dhe ndërkombëtare, intensitet dhe cilësi auditimesh, referime penale, adresime, rekomandime, bashkëpunime etj.

Në çdo raport progesi të Komisionit Evropian institucioni i KLSH-së vlerësohet integritet të lartë, profesionalizëm dhe vullnet për krijimin e një praktike solide auditimi dhe adresimi të shkeljeve, duke dërguar çështjet me prioritet për hetim në SPAK. Në raprotet e Brukselit kërkohet mbështetja e KLSH dhe zbatimi i rekomandimeve nga degët e qeverisjes.

Ndërkaq, në raportet periodike të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve dhe të drejtat e njeriut, vlerësohet dhe mbështet roli kyç i KLSH-së në monitorimin financiar dhe auditimin e fondeve publike, për rritjen e llogaridhënies së zyrtarëve shtetërorë ndaj abuzimeve me taksat e qytetarëve.

Nëse ka dy institucione në Shqipëri që vlerësohen nga SHBA-BE për llogaridhënien dhe luftën kundër korrupsionit janë SPAK dhe KLSH. Ndërkaq, në raportet periodike vjetore të SPAK, KLSH vlerësohet si partneri kryesor dhe më bashkëpunues i SPAK në luftën kundër korrupsionit. /Prapaskena Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Pacientët me kancer i dërgonte te klinika private e të atit, SPAK çon për gjykim mjekun e Onkologjikut 1 Tetor 2026, 09:5909:59Aktualitet "Jemi në një rast katastrofik"/ Pedagogu Mark Marku: Publikimi i videove ka goditur gjithë shoqërinë 1 Tetor 2026, 08:0208:02Aktualitet “Duhej t’i varrosnim, ndryshe do t’i fusnin të gjithë në një varr”/ Masakrat serbe në Prizren, në 26 maj ’99, lista me 25 të ekzekutuarit 1 Tetor 2026, 07:3207:32Aktualitet 74 për qind e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme 1 Tetor 2026, 07:1507:15Aktualitet Videot intime shpërndahen online, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet 1 Tetor 2026, 07:1707:17Aktualitet Diell dhe vranësira kalimtare, njihuni me parashikimin e motit për sot 1 Tetor 2026, 07:1007:10Aktualitet