Lajme Zone
Grahmat e fundit të malavitës
PolitikëPamfleti

Grahmat e fundit të malavitës

Në Shqipërinë e sotme nuk përbën më lajm fakti që një zyrtar i lartë përfundon nën hetim. Hetimet e SPAK-ut kanë nxjerrë në sipërfaqe marrëdhënie mes pushtetit, parasë publike, biznesit dhe interesave kriminale. Në këtë mjedis, një institucion që kontrollon dokumentet, ndjek paranë dhe ia dërgon gjetjet prokurorisë krijon vetvetiu armiq.

Foto Pamfleti / Presionet ndaj KLSH-së, beteja e fundit e një sistemi që po humbet paprekshmërinë... Presioni ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk ka të bëjë vetëm me Arben Shehun. Në shënjestër është një institucion që ka ruajtur pavarësinë në një kohë kur politika, biznesi klientelist dhe bota e krimit kanë depërtuar në çdo qelizë të administratës. Kreu i KLSH-së i konfirmoi publikisht presionet dhe tha se rastet me shkelje i janë referuar Prokurorisë dhe SPAK-ut. Pikërisht këtu duhet kërkuar edhe arsyeja e sulmeve. Në Shqipërinë e sotme nuk përbën më lajm fakti që një zyrtar i lartë përfn nën hetim. Hetimet e SPAK-ut kanë nxjerrë në sipërfaqe marrëdhënie mes pushtetit, parasë publike, biznesit dhe interesave kriminale. Në këtë mjedis, një institucion që kontrollon dokumentet, ndjek paranë dhe ia dërgon gjetjet prokurorisë krijon vetvetiu armiq.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbetur një nga institucionet që nuk e ka dorëzuar këtë funksion. Arben Shehu e tha qartë në intervistën për Top Channel: KLSH ka hasur në presione konkrete dhe, për rastet ku ka konstatuar shkelje, i është drejtuar Prokurorisë, veçanërisht SPAK-ut.

Këtu fillon problemi.

Malavita nuk duhet kuptuar vetëm si bota e krimit. Në Shqipëri ajo ka marrë prej kohësh një formë më të ndërlikuar, ku interesi kriminal gjen pika takimi me biznesin klientelist, ndërsa ky i fundit kërkon mbrojtjen e politikës. Një sistem i tillë mbijeton jo vetëm duke kontrolluar paranë, por edhe duke dobësuar mekanizmat që e kontrollojnë atë.

Pikërisht për këtë i duhet një KLSH e bindur.

Malavita nuk trembet nga deklaratat. Ajo trembet nga dokumentet që nuk i kontrollon dot.

Një deklaratë mund të mohohet, një akuzë politike mund të relativizohet dhe një skandal mund të mbulohet nga skandali pasardhës. Raporti i auditimit mbetet. Kur ai evidenton shkeljen dhe përfn në SPAK, problemi nuk zgjidhet më me propagandë, me miq në administratë apo me ndikim politik.

Kur nuk i mbyll dot dosjet, anatemon burimin që i hap ato. Kur nuk i kundërshton dot dokumentet, godet besueshmërinë e atij që i ka prodhuar. Kur audituesi nuk bindet, fillojnë presionet.

Janë shenjat e një sistemi që po jep shpirt.

Për shumë vite politika shqiptare i ka trajtuar institucionet si territore pushteti. Drejtori duhej të dinte kush e kishte vendosur, administrata se cilën derë nuk duhej të hapte dhe audituesi deri ku mund të kontrollonte. Sistemi funksiononte për sa kohë të gjithë e njihnin kufirin.

Sot ky mekanizëm po humbet terren.

SPAK dhe BKH kanë hyrë në zona ku drejtësia shqiptare dikur nuk afrohej. Nëse këtij zinxhiri i shtohet një KLSH që kontrollon pa marrë leje nga politika dhe ia kalon dosjet drejtësisë, sistemi humbet një prej mburojave të tij kryesore.

Këtu duhen kërkuar grahmat e malavitës.

Te reagimi i një strukture që e ka ndërtuar fuqinë mbi bindjen se çdo hallkë e shtetit mund të kontrollohet, blihet, trembet ose neutralizohet. Kur një hallkë nuk bindet, sistemi godet.

Prandaj presioni ndaj KLSH-së nuk është shenjë force. Është shenjë frike./Pamfletigrahmat e fundit të malavitës gjergj zefi 1 Komente F Feti Dema 1 Tetor 2026, 11:55 Ndryshime në Kodin e Proçedurës Penale pa u konsultuar dhe pa marë opinione me shkrim nga SPAk- BKH-GJKKO- Prokuroria e Përgjithshme, KLGJ-KLP- GJ.Lartë - Avokatura e Shtetit- Shoqatat e Avokatëve- Shoqatat e Gazatarëve- opinionet e qytetarëve- Partive Politike brënda dhe jashtë parlamentare - të intelektual të pamvarur- Akademisë së Shkencave- Profesoratit, qytetarëve në protestë, dhe me Partnerët që monitorojnë gjithë proçeset e shtet ndërtimit, nuk ka si të futet për shqyrtim në komisionet përkatëse në Parlament, as të futet për shqyrtim ndhe votim në Parlament. Një grusht të korruptuarish dhe të degjeneruarësh nuk mund ti shpëtojnë darës së hekurt të ligjit dhe hakës së popullit. Boll miratuat ligje me porosi. Nëse arbitrarisht veproni, shqiptarët do vendosin , se si do reagojnë në kushtet e një grushti shteti. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Shakaxhiu i Integrimit 30 Shtator 2026, 12:2712:27Editorial Vlora dhe ‘strategjia e maces së ngordhur’ 29 Shtator 2026, 12:0512:05Editorial Presidenti që “u tërhoq zvarrë” nga Kosova 28 Shtator 2026, 11:3811:38Editorial Pse është trembur Edi Rama? 27 Shtator 2026, 19:2619:26Editorial Pse Edi Rama e sulmoi presidentin Joe Biden? 26 Shtator 2026, 11:5411:54Editorial Radarët e Vlorës dhe dritat e Librazhdit! 25 Shtator 2026, 11:1211:12Editorial