Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali i videove intime me artiste, kompozitori Adi Hila po merret në pyetje: Jam i tronditur, kamera u hakua! Policia do t’i ekspertojë bashkë me IP-të, nga u publikuan pamjet


Kush i publikoi videot e kompozitorit Adrian Hila me emra të njohur të muzikës shqiptare në marrëdhënie seksuale me të? Kjo është pyetja që kërkon t’i japë përgjigje Policia e Tiranës pas hetimeve kryesisht që nisi pas përhapjes në disa platforma online e rrjete sociale, kryesisht WhatsApp të materialeve filmike. Mbrëmjen e së mërkurës, blutë telefonuan vetë Adrian Hilën, për ta thërritur në drejt

Kush i publikoi videot e kompozitorit Adrian Hila me emra të njohur të muzikës shqiptare në marrëdhënie seksuale me të? Kjo është pyetja që kërkon t’i japë përgjigje Policia e Tiranës pas hetimeve kryesisht që nisi pas përhapjes në disa platforma online e rrjete sociale, kryesisht WhatsApp të materialeve filmike. Mbrëmjen e së mërkurës, blutë telefonuan vetë Adrian Hilën, për ta thërritur në drejtorinë e Policisë së Tiranës, për ta marrë në pyetje. Siç Report Tv mëson, ai ka deklaruar se është i tronditur nga situata e krijuar. Ndërkohë mbrëmjen e sotme ai po merret në pyetje nga grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike. Burime pranë tij, treguan për Report Tv, se kompozitori mohon në mënyrë kategorike të jetë ai personi që i ka nxjerrë videot për konsum publik, dhe dyshon se sistemi i kamerës që ai mbante në dhomë, të jetë hakeruar. LEXO edhe...Skandali me videot intime, Adrian Hila merret në pyetje nga policia e Tiranës Gjatë ditës, të mërkurën një prej artisteve të përfshira, u shtrua me urgjencë në spital, në kushtet e një traume të fortë psikologjike. Disa nga materialet filmike intime, janë hedhur në faqe online pornografike. Të paktën njëra prej tyre është hedhur në këto faqe, 1 vit më parë. Por personi që i bëri publike në rrjetet sociale mbrëmjen e së martës këtë 29 shtator, të paktën siç ai vetë e mori autorësinë, është gazetari i showbizzit, Elton Tozaj. Publikimi ishte i rëndë, pa ruajtur anonimitetin, të paktën e grave të përfshira apo mbulimin e pjesëve intime. Report Tv mëson se policia ka thërritur për të marrë në pyetje edhe gazetarin Tozaj, por kjo do të ndodhë pasi së pari të jetë dëgjuar kompozitori Adrian Hila. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po identifikon adresat IP të profileve që shpërndanë videot. Po ashtu, pritet të bëhet një ekspertim i sistemit të kamerës për të parë nëse ka pasur ndërhyrje nga persona të paautorizuar. Veprat penale janë tre, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Ndërhyrjet e padrejta në jetën private të një personi, filmimi dhe ekspozimi i një aspekti të jetës private, pa pëlqimin e tij, dhe aq më rëndë, publikimi i tyre përbejnë kundravajtje penale, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 21:40 Skandali me videot intime, Adrian Hila merret në pyetje nga policia e Tiranës Adrian Hila aktualisht ndodhet në Policinë e Tiranës, ku po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike në lidhje me skandalin e videove intime me figura publike. Share P.J/Xh.K/ReportTv.al adi hila video intime policia e tiranes krimi kibernetik Elton Tozaj Komento Komente toma: 01/10/2026 17:58 ne vitet 2000, ishte balerina lozonjare qe u filmua nga i dashuri, i cili u vra per pazare mielli te bardhe, kjo video u shpernda nga nje polic pervers, dhe sot e kesaj dite. egjen ne plateforma streaming porno... kurse Andit ia paskan hakeruar kamerat... po pse ai bente te tilla "gjera" ne prani te kamerave? Voyaerist? Pervers? Manipulator apo i eshte dukur vetja Rocco Sifredi nga Shqiperia? Përgjigju Or tej: 01/10/2026 13:12 Te rrofte gerneta or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.6% Jo 23.1% Jam i/e dyzyuar 5.2% Vota total: 2074 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?