Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar pas publikimit të disa videove të kompozitorit Adrian Hila, në momente intime me disa artiste të njohura. E ndërsa emri saj qarkulloi se ishte mes atyre videove Gaçe ka hedhur poshtë çdo pretendim. Në një postim të gjatë në Instagram artistja shprehet se bashkëpunimet muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. LEXO edhe...Skandali i videove intime, Tushi në Report TV: Gratë janë viktima! Lakatari: Histerizmi vjen nga mungesa e edukimit seksual! Kele: Shqiptarët të pasigurtë përballë teknologjisë Postimi i plotë: Përshëndetje! Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Perballë shpifjeve që cenojne dinjitetin tim, nuk mund të hesht. Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme. Dua të jem e qartë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë. Jam bijë, nënë dhe bashkeshorte. Dinjiteti i askujt nuk duhet të behet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t'a përdhosë. Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve. Jam në krah të çdo vajze e gruaje që perballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë. Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje ëë cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë. lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al aurela gace adi hila Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.3% Jo 23% Jam i/e dyzyuar 4.7% Vota total: 1701 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

