Lajme Zone
Skandali i SHISH/ Zbulohet data, ja kur mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali i SHISH/ Zbulohet data, ja kur mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë ditën e hënë në ...

Vlora Hyseni Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë ditën e hënë në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave, Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Kjo mbledhje vjen pas plasjes së skandalit në SHISH, ku ndaj ish-drejtoreshës Vlora Hyseni u lëshua masa e sigurisë arrest në shtëpi dhe pezullim nga detyra pasi u zbuluan lidhjet e saj me Ergys Agasin.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ai i Brendshëm, Ervin Demo, ministri i Financave, Petrit Malaj, ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, dhe ai i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi.

Nga Kuvendi pritet të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bledi Çuçi.

Sipas përcaktimeve ligjore, në mbledhje marrin pjesë gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.