Lajme Zone
Skandal në 'Raiffeisen Bank'/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Skandal në 'Raiffeisen Bank'/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Kapitali ka mundur të verifikojë llogaritë e disa prej tyre, të cilëve u janë marrë shuma të ndryshme parash pa kryer asnjë veprim apo blerje. Shumat e marra variojnë nga 500 euro e ndoshta edhe më shumë.

Raiffeisen Bank Të gjithë këta qytetarë denoncojnë se janë përpjekur me dhjetra herë të kontaktojnë bankën për humbjen e parave të tyre, Raiffeisen nuk u është përgjigjur, pasi linjat e ofruara për kontaktin e klientëve nuk përgjigjen. Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po denoncojnë publikisht në rrjetet sociale një situatë alarmante; zhdukjen e parave nga llogaritë e tyre në Raiffeisen Bank.

Kapitali ka mundur të verifikojë llogaritë e disa prej tyre, të cilëve u janë marrë shuma të ndryshme parash pa kryer asnjë veprim apo blerje. Shumat e marra variojnë nga 500 euro e ndoshta edhe më shumë.

Një rast i verifikuar nga Kapitali, një qytetari i janë marrë 50 mijë lekë ose mbi 500 euro. Ky qytetar kishte një balancë prej 100 mijë lekësh në llogarinë e tij, nga transaksioni i fundit. Ditën e sotme ky qytetar ka bërë një transaksion në vlerën afërsisht 10 euro ose rreth 1100 lekë. Pas kryerjes së kësaj blerje, atij i ka ardhur një sms nga Raiffeisen ku balanca e llogarisë rezulton rreth më pak se 50 mijë lekë.

Pra, ndonëse ai shpenzoi vetëm 1 mijë lekë me blerjen, nga llogaria, sipas mesazhit të dërguar nga Raiffeisen i janë zhdukur rreth 50 mijë lekë ose rreth 540 euro.

Paralelisht, dhjetra qytetarë të tjerë kanë denoncuar në rrjetet sociale të njëjtin fenomen, ku atyre u rezultojnë të marrë nga llogaritë e tyre shuma nga 500 deri në 1 mijë euro. Të gjithë këta qytetarë denoncojnë se janë përpjekur me dhjetra herë të kontaktojnë bankën për humbjen e parave të tyre, Raiffeisen nuk u është përgjigjur, pasi linjat e ofruara për kontaktin e klientëve nuk përgjigjen.

Kapitali ka mësuar se Raiffeisen gjendet në një sulm kibernetik, përmes të cilit po merren paratë e qytetarëve. Vetëm dy ditë më parë, banka njoftoi përmes një mesazhi zyrtar klientët e saj se po përballet me sulme kibernetike të tipit "smishing", të cilat vjedhin të dhënat e klientëve përmes sms-ve mashtruese. Nuk dihet nëse klientët që po denoncojnë humbjen e parave kanë rënë pre e këtyre sulmeve. Por e sigurtë është që Raiffeisen ka çedim të sigurisë, jo vetëm për të dhënat e klientëve por edhe për paratë e tyre.

Sigurisht që në këto raste, banka kompeson plotësisht paratë që u merren qytetarëve. Por rënia pre e një prej bankave më të rëndësishme të vendit e një sulmi kibernetik të këtyre përmasave, ngre sërish pyetjen se sa të përgatitura janë bankat shqiptare në realitetin e ri të dixhitalizimit dhe a kanë investuar ato mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e klientëve të tyre. /Kapitaliraiffisen bank vjedhje 900 0 1791116601xhumbja 827 900 0 1791116804xdeno 553 900 0 1791116955xvriklla 876 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarr në Zall-Herr, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve 4 Tetor 2026, 14:4814:48Aktualitet Berisha nuk u ftua në ceremoninë e Ambasadës së SHBA, Mërtiri: Është 'non grata', pagoi miliona për të shkuar në Amerikë 4 Tetor 2026, 14:2814:28Aktualitet Salmonela, jo vetëm pula dhe vezët, mjeku tregon ushqimet ku duhet bërë më shumë kujdes 4 Tetor 2026, 10:0310:03Aktualitet Zjarri “pushton” Gjinarin/ Era dhe pishat favorizojnë flakët, kërkohet ndërhyrje nga ajri 4 Tetor 2026, 09:2609:26Aktualitet Nga avokat në Manzë te investitor strategjik, misteri i hotelit 45 mln € në Ksamil që fshihet pas emrit të Armand Hoxhës 4 Tetor 2026, 09:1209:12Aktualitet “Enët mund të kenë qenë të palara”, flet prindi i një prej fëmijëve të helmuar në kopshtin në Korçë 4 Tetor 2026, 08:1908:19Aktualitet