Lajme Zone
Skandal mjedisor në Sharrë: Mbetjete varrezave hidhen në rrugë dhe më pas u vihet flaka
SportJOQ Albania

Skandal mjedisor në Sharrë: Mbetjete varrezave hidhen në rrugë dhe më pas u vihet flaka

Banorët e zonës së Sharrës, në rrugën “Lek Zaharia”, denoncojnë një problem të vazhdueshëm me menaxhimin e mbetjeve që vijnë nga varrezat.

Banorët e zonës së Sharrës, në rrugën “Lek Zaharia”, denoncojnë një problem të vazhdueshëm me menaxhimin e mbetjeve që vijnë nga varrezat.

Përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë tonë, qytetarët thonë se punonjësit e varrezave i hedhin mbeturinat në anë të rrugës, aty ku kalojnë çdo ditë banorët, megjithëse në zonë ka kosha dhe mjetet e posaçme për transportimin e tyre drejt landfillit, i cili ndodhet vetëm pak metra larg.

Sipas denoncimit, në disa raste mbeturinat edhe digjen në rrugë, duke krijuar shqetësime për komunitetin dhe mjedisin.

Banorët bëjnë me dije se janë ankuar disa herë pranë Drejtorisë së Varrezave, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e problemit.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të ndaluar hedhjen dhe djegien e mbetjeve në rrugë, si dhe për të garantuar një mjedis të pastër dhe të sigurt për komunitetin.