Lajme Zone
Skafi rrezikonte të fundosej në Spille, policia u vjen në ndihmë 8 personave
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Skafi rrezikonte të fundosej në Spille, policia u vjen në ndihmë 8 personave

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej këtë të hënë në ujërat e Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me ujë.

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fsej këtë të hënë në ujërat e Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me ujë. Ngjarja u regjistrua rreth një milje larg bregut, në drejtim të Forsilukut, ku Policia Kufitare dhe shërbimet e Njësisë Policore Detare u vunë në lëvizje pas njoftimit se një mjet lundrues kishte nevojë për ndihmë. Shërbimet policore konstatuan se në skaf ndodheshin drejtuesi i mjetit dhe shtatë familjarë të tij. Për shkak të defektit në motor dhe ujit që kishte hyrë në mjet, skafi rrezikonte të fsej. Policia ndërhyri menjëherë, duke tërhequr mjetin lundrues dhe e nxjerrë atë në breg, në zonën e Karpenit. Të tetë personat rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore. Pas ndërhyrjes, ata falënderuan shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndihmën e dhënë. Nga verifikimet e kryera pas ngjarjes rezultoi se skafi kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi i tij dispononte leje drejtimi.