Policia Kufitare në Spille ka shpëtuar 8 shtetas nga mbytja pasi skafi i tyre rrezikonte të fsej.
Skafi kishte pësuar defekt në motor dhe për pasojë ishte mbushur me ujë duke rrezikuar mbytjen.
Policia bëri të mundur nxjerrjen e skafit në breg në vendin e quajtur Karpen. Njoftimi i policisë Spille/Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i japin ndihmë drejtuesit të një skafi dhe 7 familjarëve të tij, pasi mjeti rrezikonte të fsej
Gjatë monitorimit të hapësirës detare në zonën e Spillesë, pas njoftimit se një mjet lundrues kërkonte ndihmë, rreth 1 milje nga bregu, në drejtim të Forsilukut, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare reaguan menjëherë, duke konstatuar një mjet lundrues tip skaf, në të cilin ndodheshin 8 shtetas, i cili kishte pësuar defekt në motor, ishte mbushur me ujë dhe rrezikonte të fsej.
Shërbimet e Policisë i kanë dhënë ndihmën e nevojshme drejtuesit të skafit dhe 7 familjarëve të tij, duke tërhequr mjetin lundrues dhe e nxjerrë atë në breg, në Karpen.
Të 8 shtetasit që ndodheshin në skaf ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e dhënë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

