Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“S’ka surprizë nga vilat e Ballukut, mund të zbulohen edhe 200”, Bardhi: PD ka kërkuar komision hetimor për KAYO-n dhe lidhjet me Ron Yeffet


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka bërë me dije hapat politikë e ligjorë që opozita po ndërmerr pas publikimit të audiopërgjimeve për skandalin e trafikut të armëve përmes kompanisë shtetërore KAYO. Bardhi u ndal gjithashtu te hetimet e SPAK-ut ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke denoncuar vonesat e drejtësisë dhe zbatimin e dy standardeve.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka bërë me dije hapat politikë e ligjorë që opozita po ndërmerr pas publikimit të audiopërgjimeve për skandalin e trafikut të armëve përmes kompanisë shtetërore KAYO. Bardhi u ndal gjithashtu te hetimet e SPAK-ut ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke denoncuar vonesat e drejtësisë dhe zbatimin e dy standardeve. Bardhi konfirmoi se opozita ka depozituar kërkesën zyrtare për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, me synim zbardhjen e lidhjeve mes kompanisë shtetërore KAYO, biznesmenit izraelit Roni Yeffet dhe fondit të buxhetit të shtetit. “Kemi kërkuar komision hetimor për veprimin e KAYO dhe bashkëpunimin e saj me kompaninë e Ron Yeffet, financimet nga buxheti i shtetit dhe çfarë veprimtarie konkrete është kryer, duke u nisur edhe nga akuzat nga përgjimet për trafikun e armëve nga Afrika. Ne kemi vendosur si opozitë të përdorim këtë mekanizëm që kemi. Pres që mazhoranca ta respektojë Kushtetutën, ndonëse e kemi parë si standard të tyre shkeljen e saj,” deklaroi Bardhi. Kreu i grupit të PD-së paralajmëroi me reagim radikal nëse mazhoranca bllokon kërkesën kushtetuese të opozitës: “Nëse nuk miratohet komisioni, do të ketë reagime qoftë politike, edhe institucionet nga ana e PD-së dhe opozitës në tërësi, përfshirë edhe ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.”

Lidhur me sekuestrimin e dy vilave luksoze të Belinda Ballukut në bregdetin e jugut, Bardhi rikujtoi se këtë aferë e ka denoncuar zyrtarisht më parë te organet e hetimit, ndërsa kritikoi faktin që zv.kryeministrja vijon të lëvizë e paprekur nga drejtësia.

“Drejtësia po vonon dhe drejtësia e vonuar është mundësi e humbur për të bërë drejtësi. Nuk ka surprizë që SPAK ka gjetur dy vila të Ballukut. Kam kërkuar nga SPAK që të verifikojë pretendimin tim se Balluku disponon pasuri të paluajtshme, të paktën dy vila në bregdetin e jugut,” nëvizoi ai.

Ai vuri në dukje se nëse organi i akuzës tregon vullnet të vërtetë, abuzimet e ish-zv.kryeministres nuk përfjnë me dy pronat e sekuestruara: “Sa kohë Balluku vijon të shëtisë e lirë ndërsa mbi të rëndojnë akuza aq të rënda, shohim se SPAK po ndjek disa standarde në lidhje me këtë çështje. Kam besim se SPAK, nëse do të ketë vullnet, do të gjejë edhe 20 apo 200 vila të tjera të Ballukut, sepse vila e sekuestruar i përket vitit 2020.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb