S’ka komision hetimor për rrugët e shembura dhe AKSHI-n, PS rrëzon kërkesat e opozitës! Debate për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit
Në Konferencën e Kryetarëve PS kërkon që në rend dite të futet dhe projektligji për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, por kjo është kundërshtuar nga PD me argument vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi rritjen e numrit të komisioneve parlamentare.

{ resize = resize.join(','); { if (newFontSize = 10) { + 'px'); } return false; }); });
} { e.preventDefault(); e.stopPropagation(); changeFontSize(1.2);
}); { e.preventDefault(); e.stopPropagation(); changeFontSize(0.8);
});
}); Mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve për shqyrtimin e projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 13 prill-30 prill, përfi pa një dakordësi mes palëve. Partia Socialiste rrëzoi dy kërkesat e ardhura nga opozita, për ngritjen e komisioneve hetimore për rrugët e shembura si dhe për institucionin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në këtë pikë, Bardhi ka reaguar i revoltuar duke thënë se ‘ky nuk është parlamentarizëm’. “Nëse kërkesat e opozitës rrëzohen nga urrejtja politike, ky nuk është parlamentarizëm. Prandaj po ju pyes, kryetar, cili është roli i deputetëve, kur ju nuk pranoni as komisione hetimore, as interpelanca, as mocione me debat, as amendamente, as ligje? LEXO EDHE:‘Do të të rrjep si kec’, Etika përjashton me 20 ditë Nokën, 10 ditë për Hotin! Falen Balla dhe Vokshi viewportOffset = viewport - imgHeight; // distance = distance + 140; { // distance2 = distance2 + 140; }); Cili është roli i opozitës? T’ju bëjë fresk juve? Na thoni cili është roli ynë. Sepse na thoni “hajde të bashkëpunojmë” dhe “të jemi konstruktivë”, por kur ne e bëjmë këtë, ju rrëzoni gjithçka. Ju, kryetar, jeni garant për funksionimin e Kuvendit. Na keni lexuar një fjalim që na ka prekur, ndërsa sot nuk gjej asnjë çështje që ju, si kryetar, e keni mbrojtur për opozitën”, tha Bardhi. Nga ana tjetër, opozita kundërshtoi përfshirjen në rend dite në seancë plenare propozimin e Taulant Ballës për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Bardhi ka kundërshtuar duke marrë si argument vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi rritjen e numrit të komisioneve parlamentare. Kreu i grupit parlamentar të PD thotë se nuk ka asnjë urgjencë për shqyrtimin e këtij propozimi dhe se duhet të presin zbardhjen e vendimit nga Kushtetuesja. “Me vetëdije ju e keni shkelur Kushtetutën. Dhe jo një herë, por dy herë. Me 8 me 0, Gjykata Kushtetuese ka thënë se Kryetari i Kuvendit e ka hedhur në erë Kushtetutën. Pra, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë për shkarkimin tuaj, por ju e keni rrëzuar atë me votë politike. Prandaj, ndryshimet e rregullores nuk janë emergjente, sepse Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur ende vendimin. Pra, nuk ka çështje urgjente për ta trajtuar. Po ju them: Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur vendimin. Prandaj, jua kërkoj me mirësjellje të bëheni garant i Kushtetutës. Parlamenti nuk mund të jetë tekë”, ka thënë Bardhi. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla thotë se Kushtetuesja ka shkelur afatet kohore duke mos e zbardhur vendimin brenda afatit 30 ditor dhe se propozimi i tij është i bazuar në rregullore. “Gjykata Kushtetuese ka shkelur ligjin e vet, duke mos e zbardhur vendimin brenda afatit 30-ditor dhe besoj se z. Bardhi në këtë pjesë i ka llogaritur ditët. Ndaj Kuvendi, nëpërmjet seancës plenare, duhet t’i drejtohet GJK që ta zbardhë vendimin, sepse nuk mund të pengohet puna e Kuvendit”, tha ndër të tjera Balla. Lajmi në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:13 Bardhi: Mazhoranca po e kthen Kuvendin në pasiv, PS po bën gjithçka për të vonuar procesin e integrimit Pas rrëzimit të kërkesës për ngritjen e dy komisioneve hetimore, Gazment Bardhi tha se Partia Socialiste po e kthen institucionin e Kuvendit pasiv duke mos lejuar deputetët, e më konkretisht opozitën, të ushtrojë funksionet parlamentare.“Me 1 vendim antikushtetues, mazhoranca vendoi të rrezojë 2 kërkesa për ngritje të komisioneve hetimore të kërkuara jo më pa 1/5 dhe zhvillimin e në misioni për debat për një raport të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri. Behet kërkesa e 5 për ngritjen e komisionit hetimore që mazhoranca me votë politikë pengon opozitën të kryejë kontroll parlamentar. Mocioni i 7 me debat që rrëzohet.Mazhoranca po bën gjithçka për të vonuar procesin e integrimit. Kërkonim të verifikonim procedurat e ndjekura nga ARRSH dhe ministra e Infrastrukturës për infrastrukturën rrugore në vend. Pavarësisht se gllabërojnë miliona euro çdo vit, me shiun e erën e parë, rrugët shkatërrohen. Parlamenti ka një rol për të ruajtur, për të kontrolluar këto procedura dhe për të rekomanduar masa për përmirësimin që situata të ngjashme të mos ndodhin. Është rast unik në botë që një institucion publik konsiderohet si grup kriminal. A duhet të reagojë kuvendi për institucionin që përfaqëson interesin e shqiptarëve, s’mund të pranojmë institucionet që veprojnë si grup i strukturuar kriminal. Integrimi pendohet nëse institucione si kuvendi bëhen jofunksionalë, por që bëhen fasadë e qeverisë”, tha Bardhi. K.B/Shqiptarja.com Share Ora 13:38 PS rrëzon 2 kërkesat e opozitës, Bardhi: Keni urrejtje politike! Për çfarë jemi këtu, t’iu bëjmë fresk juve? Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar i revoltuar pas rrëzimit të dy kërkesave të opozitës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nga ana e mazhorancës. Bardhi thotë se nuk quhet parlamentarizëm kur kërkesat e opozitës rrëzohet nga urrejtja politike.“Nëse kërkesat e opozitës rrëzohen nga urrejtja politike, ky nuk është parlamentarizëm. Prandaj po ju pyes, kryetar, cili është roli i deputetëve, kur ju nuk pranoni as komisione hetimore, as interpelanca, as mocione me debat, as amendamente, as ligje?Cili është roli i opozitës? T’ju bëjë fresk juve?Na thoni cili është roli ynë. Sepse na thoni “hajde të bashkëpunojmë” dhe “të jemi konstruktivë”, por kur ne e bëjmë këtë, ju rrëzoni gjithçka.Ju, kryetar, jeni garant për funksionimin e Kuvendit. Na keni lexuar një fjalim që na ka prekur, ndërsa sot nuk gjej asnjë çështje që ju, si kryetar, e keni mbrojtur për opozitën”, tha Bardhi. K.B/Shqiptarja.com Share Ora 13:31 Bardhi nuk pranon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Balla: Kushtetuesja të zbardhë vendimin, s’mund të pengohet puna e parlamentit Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve thotë propozimi për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit do të ndikojë në rregullimin e jetës parlamentare dhe se është urgjente adresimi i vendimit të Kushtetueses mbi rregulloren dhe se duhet shqyrtuar.Referuar asaj që tha Bardhi, se fillimisht duhet të presim zbardhjen e vendit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi rritjen e numrit të komisioneve parlamentare, Balla u shpreh se Kushtetuesja ka shkelur ligjin e vet, duke mos zbardhur vendim brenda 30 ditësh.“Neni 40/1, pikat 1, 2, 3 dhe 5, për programimin e jetës parlamentare, kërkesa është në përputhje me rregulloren. Në këtë nen diskutohet për programimin e javës parlamentare. Kemi çështje urgjente në lidhje me adresimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi rregulloren dhe ne duhet të jemi në punë për ta shqyrtuar.Neni që Bardhi citon duhet lexuar në pikën 5 të këtij neni, e cila thotë që kur ka një çështje të caktuar, nuk i referohet neneve pararendëse. Diskutimi është nëse çështja e GJK është një çështje me rëndësi. Gjykata nuk është futur në thelb të çështjes, por te procedura, ndërsa në thelb bëhet fjalë për lirinë e shprehjes.Gjykata Kushtetuese ka shkelur ligjin e vet, duke mos e zbardhur vendimin brenda afatit 30-ditor dhe besoj se z. Bardhi në këtë pjesë i ka llogaritur ditët. Ndaj Kuvendi, nëpërmjet seancës plenare, duhet t’i drejtohet GJK që ta zbardhë vendimin, sepse nuk mund të pengohet puna e Kuvendit.Gjej një falënderim për GJK që ka ruajtur vazhdimësinë e punës së Kuvendit. Kjo çështje është urgjente për t’u adresuar. Pretendimi që propozimi im nuk është i bazuar në rregullore bie”, tha Balla. K.B/Shqiptarja.com Share Ora 13:14 Bardhi debat me nënkryetaren e Kuvendit: Opozita s’po punon kundër integrimit, ju po bëheni mburojë e korrupsionit Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu. Bardhi thotë se nuk është opozita ajo që është bërë pengesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, por vetë mazhoranca me vendimmarrjet e tyre.“Është e rëndë të vini e të shpifni këtu. Nuk ka asnjë rast të deputetit të opozitës që flet dhe punon kundër integrimit. Por, ndryshe nga ju, ne nuk bëhemi mburojë e korrupsionit. Ne themi: po, hiqini imunitetin zëvendëskryeministres së akuzuar për abuzime prej 1.1 miliardë euro. Ju thoni jo!Kush po e pengon dhe kush është kundër procesit të integrimit? Është opozita apo ju që ngrini kartonin e kuq ndaj prokurorisë?Çfarë thotë progres-raporti? Parlamenti pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar e ekzekutivit. Pra, kush po e pengon? Ne që kërkojmë kontroll parlamentar apo ju që votoni kundër kontrollit?Kush nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kemi qenë ne apo ju? Keni qenë ju që keni ngritur dy herë kartonin e kuq kundër Gjykatës Kushtetuese.Ju që vidhni po punoni pro Shqipërisë, ndërsa opozita që denoncon po punon kundër integrimit? Keni rrëzuar çdo instrument kontrolli.” K.B/Shqiptarja.com Share K.B/Shqiptarja.com TAG: konferenca e kryetareve PD PS Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Komente { { str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += '{'; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += ''; str += 'if(emri.length >= 3 && komenti.length >=2){'; str += 'add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id);'; str += ''; str += '}else{'; str += '.find(".reply_emri").css("border","1px solid #f00");'; str += '.find(".reply_komenti").css("border","1px solid #f00");'; str += '}'; str += '});'; str += ''; .after(str);
}); { if (emri.length >= 3 && komenti.length >= 2) { add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id); } else { .find('.emri').css('border', '1px solid #f00'); .find('.komenti').css('border', '1px solid #f00'); }
}); { if (emri.length >= 3 && komenti.length >= 2) { add_comment(emri, komenti, komenti_id, post_id, email, type_id); } else { .find('.emri').css('border', '1px solid #f00'); .find('.komenti').css('border', '1px solid #f00'); }
}); { }); { }); }); , else { } setTimeout(function() { }, 5000); }
}); } Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës? Po 13.5% Jo 78.7% Nuk kam mendim 7.8% Vota total: 2828 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21 Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës? Po Jo Nuk kam mendim ul li {
margin-bottom: 10px;
position: inherit; } Lajme të tjera Berisha ankohet për censurë, por dominon ekranin! AMA: PD mori 74.7% të kohës televizive në shkurt, kryedemokrati ia kalon edhe Ramës 7 Prill, 12:36 Ardit Rada: Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin, narrativa e opozitës dhe jo vetëm… Ardit Rada 7 Prill, 12:24 Pr.ligji/ ‘Investitorët strategjikë marrin portet pa procedurë konkurrimi’, Zhupa: Antiligjore, do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese 7 Prill, 11:18 Rama mbledh grupin parlamentar në kryesinë e Kuvendit, u lë porosi takimet me qytetarët! Do të ‘zbresë’ dhe vetë në terren 7 Prill, 10:32 Rienergjizimi i PS, Klosi takon kryetarët socialistë: Gati për një tjetër fitore bindëse në zgjedhjet 2027 7 Prill, 07:57 Gara për kreun e PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH 6 Prill, 21:32 Ylli Pata: Pse u venit 'lëvizja qytetare' brenda opozitës? Ylli Pata 6 Prill, 21:22 PAMJET ME DRON/ Berisha braktiset edhe nga militantët në protestë, numërohen me gishtat e dorës para Kryeministrisë 6 Prill, 20:26 'E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit', avokati Islami në Report TV: Berisha është tradhëtar si Juda! 6 Prill, 18:44 Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por… 6 Prill, 17:43 Zgjedhjet brenda në PD/ Kopliku: S’është e lehtë të mundësh liderin! Gazetari: Berisha ka çuar partinë në ngërç 6 Prill, 14:25 Një vit nga vendoret e 2027-s, PS nis ‘fushatën’ në terren! Takime intensive në qarqe, veriu në dorë të 3 drejtuesve të rinj politikë Raziela Myslimaj 6 Prill, 13:05 /* Apply other styles to .list-item as needed */
