Lajme Zone
Situatë kaotike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shoqërohet një tjetër protestues
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Situatë kaotike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shoqërohet një tjetër protestues

Përplasje të shumta vijojnë ende në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me përdorimin në masë të madhe të gazit lotsjellës nga policia por edhe gurëve dhe sendeve të forta nga protestuesit.

Përplasje të shumta vijojnë ende në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me përdorimin në masë të madhe të gazit lotsjellës nga policia por edhe gurëve dhe sendeve të forta nga protestuesit. Aktualisht ka pasur edhe një tjetër të shoqëruar për në komisariat, si pjesë e protestuesve. Në video shihet personi i cili merre nga tre efektivë policie. Pak minuta më parë një person ka mbetur pa ndjenja rreth 10 minuta. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa është transportuar me ambulancë për ndihmë më të specializuar mjekësore.