Lajme Zone
Situatë e rëndë nga zjarri në Kotë të Selenicës, flakët i’u afrohen banesave (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Situatë e rëndë nga zjarri në Kotë të Selenicës, flakët i’u afrohen banesave (VIDEO)

Situatë e rëndë është regjistruar në fshatin Kotë të Bashkisë Selenicë, ku një zjarr masiv po përparon me shpejtësi dhe po i afrohet banesave të banuara.

Situatë e rëndë është regjistruar në fshatin Kotë të Bashkisë Selenicë, ku një zjarr masiv po përparon me shpejtësi dhe po i afrohet banesave të banuara. Për shkak të mungesës së mjeteve zjarrfikëse, Bashkia Selenicë ka kërkuar ndihmë nga bashkitë e tjera për përballimin e flakëve. Në ndihmë të banorëve është nisur një mjet zjarrfikës nga Bashkia Himarë, ndërsa situata vijon të jetë problematike për shkak të përhapjes së zjarrit pranë zonave të banuara.