“Cfarë bëhet në Durrës? Nuk ka as kosha ku t’i hedhim plehrat”. Ky është shqetësimi i një banori të Lagjes 17 në Durrës, i cili denoncon situatën e rënduar me mbeturinat në Rrugën Drenica.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një grumbull i madh mbeturinash të hedhura buzë rrugës dhe pranë mureve rrethuese të banesave.
Mes mbetjeve dallohen qese plastike, shishe, kartona, një karrige e thyer dhe sende të tjera të hedhura, ndërsa në një moment shihet edhe një person i moshuar pranë grumbullit të mbeturinave.
Sipas banorit, në zonë nuk ka kosha për hedhjen e mbetjeve dhe, për këtë arsye, plehrat përfjnë në rrugë. Ai thotë gjithashtu se mbeturinat nuk pastrohen dhe se era e rëndë është kthyer në një shqetësim për banorët.
“Era qelbur, na mbyti”, shprehet ai në mesazhin dërguar redaksisë.
Banori kërkon ndërhyrjen e Bashkisë Durrës për vendosjen e koshave dhe pastrimin e zonës, duke theksuar se situata është kthyer në një problem të përditshëm për banorët e Lagjes 17. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

