Vllaznia nis sonte në orën 20:00 aventurën në Evropë, teksa luan në turin e parë të Conference League kundër Malishevës së Kosovës. Përgatitjet për këtë duel kanë qenë ta paprecendentë pasi skuadra dhe trajneri Martini janë çoroditur nga lajmet e merkatos. FIFA kishte bllokuar merkaton për shkak të borxheve dhe pas shlyerjes ka sërish pengesa nga UEFA. Lajmet e fundit janë që shkodranët kanë regjistruar 13 lojtarë nga ekipi A dhe 6 nga ekipi i të rinjve. “Është kohë e shpejtë dhe duan kohën e vet për t’u koaliduar me ekipin. Ndryshe kanë luajtur atje ku kanë qenë dhe ndryshe do të luajnë këtu. Megjithatë me kalimin e kohës do të bëhen 1 me ekipin pavarësisht se për momentin s’janë të shkrirë me skuadrën,”-u shpreh Edi Martini, trajner i Vllaznisë. Përpos të gjitha problemeve shkodranët ndihen të tradhtuar edhe nga shorti, pasi nuk donin që të përballeshin me një skuadër shqiptare. LEXO EDHE:Rama publikon pamje nga punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë: Pjesë strategjike e Korridorit VIII! Forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon “Nuk kisha dëshirë të përballesha me ekip shqiptar. Megjithatë ky është fati i shortit. Kapriço e tij. Është kundërshtari më i fortë i mundshëm që mund të na binte. Është ndeshje e fortë, por ne do ta kërkojmë me ngulm kualifikimin,”-tha Edi Martini, trajner i Vllaznisë. Trajneri i Malishevës është Thomas Brdaric, kroato-gjermani që ka drejtuar në dy periudha të ndryshme Vllazninë dhe e njeh mirë Shkodrën. “Përshëndetje Shkodra. Më vjen mirë që ju shoh përsëri,”-deklaroi Thomas Brdaric, trajner i Malishevës. "Është emocion i veçantë kur luan në tokën shqiptare. Shpresoj që të fitojë më i miri,”-tha Dreni Kryeziu, kapiten i Malishevës. Po sonte në orën 21:00 për Conference League, në stadiumin Elbasan Arena, Dinamo do të përballet me kazakët e Astanës, ndërsa të mërkurën kampionia e Shqipërisë Egnatia barazoi 1-1 në Moldavi kundër Petrocub për raundin e parë kualifikues të Champions League. Vendasit zhbllokuan në minutën e parë, ndërsa rrogozhinasit barazuan me Kryeziun para se Aleksi të linte ekipin me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë. Skuadra e parë shqiptare që zbriti në fushë këtë sezon ishte Elbasani që barazoi në shtëpi 1-1 kundër Bate Borisov. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: Elbasan egnatia Dinamo Vllaznia Komento Komente Sondazhi i ditës:
9 Korrik, 15:08
Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 67.9% Jo 28.2% Disi 3.9% Vota total: 887 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?

