Lajme Zone
Situatë alarmi në Fushë-Arrëz, 120 banorë rezultojnë të helmuar! Ja dyshimet e autoriteteve
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Situatë alarmi në Fushë-Arrëz, 120 banorë rezultojnë të helmuar! Ja dyshimet e autoriteteve

Rreth 120 banorë të Fushë-Arrëzit janë paraqitur gjatë katër ditëve të fundit në Qendrën Shëndetësore të qytetit, duke shfaqur simptoma që dyshohet se lidhen me helmimin nga uji i pijshëm.

Rreth 120 banorë të Fushë-Arrëzit janë paraqitur gjatë katër ditëve të fundit në Qendrën Shëndetësore të qytetit, duke shfaqur simptoma që dyshohet se lidhen me helmimin nga uji i pijshëm. Banorët kanë ngritur alarmin prej ditësh, duke deklaruar se uji që furnizon banesat e tyre ka një erë të rëndë dhe se, pavarësisht ankesave, nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e situatës. Pas denoncimeve, strukturat e Shëndetit Publik dhe të Higjienës kanë marrë mostra nga rrjeti i ujësjellësit. Kampionët pritet t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar nëse uji është i kontaminuar. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë publike një rezultat zyrtar. Në lidhje me situatën ka reaguar edhe nënkryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Mikel Qafa. Ai deklaron se përgjegjësia për furnizimin me ujë të pijshëm i takon Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër. Sipas Qafës, situata është edhe një pasojë e asaj që ai e konsideron si përpjekje të vazhdueshme për largimin e shërbimeve nga qytetarët. Ai e lidh këtë edhe me propozimin për bashkimin e Fushë-Arrëzit me Bashkinë Pukë. Ndërkohë, në mungesë të një zgjidhjeje institucionale, banorët kanë nisur të sigurojnë ujë për nevojat e tyre nga krojet e zonës. Tashmë pritet përgjigjja e analizave laboratorike, e cila do të përcaktojë nëse uji i rrjetit përbën apo jo rrezik për shëndetin e banorëve.