Një situatë e tensionuar në protestën para Kryeministrisë. Një person shihet pa ndjenja në tokë. Bulevardi dëshmorët e Kombit është kthyer në një “arenë luftë”. Situata mbetet e përshkallëzuar. Ndaj protestuesve është hedhur masivisht gaz lotsjellës, ndërsa në shesh janë vendosur edhe tre autobote uji të cilët kanë hedhur ujë me presion masivisht drejt turmës. Nga ana e policisë nuk janë kursyer as gurët të cilët i kanë gjuajtur në drejtim të protestuesve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
