Situatë e rënduar nga zjarret në rrethin e Matit. Flakët kanë përparuar ndjeshëm në disa zona, duke përfshirë Madheshin, Shkopetin, Lundrën dhe Vargmalin e Skënderbeut. Zjarret po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe duke shkaktuar dëme të shumta.
Ndërkohë, një situatë shqetësuese paraqitet edhe në afërsi të Balgjajt, ku flakët vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha dhe dëmet raportohen serioze.
Situata mbetet dinamike, ndërsa vijon përpjekja për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Top Channel

