Lajme Zone
Situata në vend/ Koçeku: Duhet të mbahet seancë e jashtëzakonshme
PolitikëCNA

Situata në vend/ Koçeku: Duhet të mbahet seancë e jashtëzakonshme

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka dhënë një deklarat...

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës plenare, e cila u zhvillua mes kaosit dhe mazhoranca miratoi e vetme projektligjet e rendit të ditës.

Koçeku tha se është e nevojshme dhe emergjente të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, ku të paraqitet një zgjidhje politike për situatën aktuale në vend. Sipas saj, deputetët duhet të dalin përtej bindjeve partiake dhe t’i kërkojnë qeverisë të mbajë përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur. “Është e nevojshme të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, 12 ose 24 orë që të paraqitet një zgjidhje politike për gjithçka ka ndodhur në vendin tonë. Nuk mund të pretendojmë se kjo situatë nuk ekziston, nuk e shohim. Emergjente që sa më parë deputetët të dalin përtej bindjeve partiake që t'i bëjnë presion qeverisë dhe të mbajë përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur”, u shpreh Koçeku. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.