Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar sot një takim me tre ambasadorë dhe dy ish-presidentë të vendit.
Bëhet me dije se në takim kanë qenë të pranishëm ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, e Bashkimit Evropian, Moreira de Sousa, i Gjermanisë, Karl Bergner.
Po ashtu Begaj ka zhvilluar takim edhe me ish-presidentët Bamir Topi dhe Rexhep Meidani.
Takimet vijnë në një kohë kur kryeqyteti prej më shumë se një javë është përfshirë nga protesta studentore të shoqëruara dhe me trazira dhe kaos. Në këto protesta nuk ka munguar dhe përplasja e dhunshme mes policisë dhe protestuesve. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

