Lajme Zone
Situata në Shqipëri/ Ambasadorët e SHBA, BE e Gjermanisë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani takim me Begajn
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Situata në Shqipëri/ Ambasadorët e SHBA, BE e Gjermanisë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani takim me Begajn

Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët më të lartë shtetërorë.

Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët më të lartë shtetërorë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim të gjerë për të diskutuar situatën e rënduar dhe për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike. Diplomatët më të rëndësishëm perëndimorë në Tiranë, përfshirë Ambasadorin e SHBA, atë të Bashkimit Evropian dhe atë të Gjermanisë, dhe diplomatë të vendeve të tjera, kanë qenë sot në zyrën e Kreut të Shtetit. Begaj ka pritur gjithashtu në takim dy ish-Presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi. Fokus i takimit urgjent ka qenë gjetja e rrugëve për de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në terren, për ndalimin e përdorimit të forcës dhe krijimin e hapësirave për zgjidhje politike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb