Lajme Zone
Situata me zjarret/ 7 vatra aktive në Shqipëri, 2 nën monitorim
Të tjeraCNA

Situata me zjarret/ 7 vatra aktive në Shqipëri, 2 nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend dhe informon se deri në orën 14:00, janë regjistruar 10 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim. Vatrat kryesore aktive janë në Dajt, Lufaj, Tërbun–Gojan–Gjegjan, Gjorm të Sipërm, Tunjë të Re, Rraja e Velës. Në Dajt është regjistruar një riaktivizim, ndërsa operacioni vijon me 30 efektivë të F

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend dhe informon se deri në orën 14:00, janë regjistruar 10 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim.

Vatrat kryesore aktive janë në Dajt, Lufaj, Tërbun–Gojan–Gjegjan, Gjorm të Sipërm, Tunjë të Re, Rraja e Velës.

Në Dajt është regjistruar një riaktivizim, ndërsa operacioni vijon me 30 efektivë të FA, 1 helikopter, 13 forca të MZSH dhe 9 forca të AZM; nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Lufaj, Mirditë, vatra mbetet aktive me intensitet të ulët dhe vijon puna e Shërbimit Pyjor dhe MZSH.

Situata më problematike paraqitet në zonën e Gojanit dhe Gjegjanit, Pukë, ku era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa operacioni mbështetet nga 40 efektivë të FA, 1 automjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, Gurë-Lura dhe Qafë Helmes vijojnë të mbahen nën monitorim, me situatën të stabilizuar dhe pa rrezik për zonat e banuara./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.