Lajme Zone
Situata kaotike me lojtarin e “zhdukur”, klubi italian fiton betejën ligjore
SportCNA

Situata kaotike me lojtarin e “zhdukur”, klubi italian fiton betejën ligjore

Lecce ka fituar një betejë të rëndësishme ligjore jashtë fushës së blertë, pasi Kolegji i Arbitrazhit ka vendosur në favor të tyre në mosmarrëveshjen me lojtarin Lameck Banda. Trupi gjykues ka pranuar pretendimet e klubit italian lidhur me vlefshmërinë e kontratës deri në qershor 2027 dhe mosparaqitjen e lojtarit në stërvitje më 1 korrik. Për këto shkelje, sulmuesi është ndëshkuar me sanksione të

Lecce ka fituar një betejë të rëndësishme ligjore jashtë fushës së blertë, pasi Kolegji i Arbitrazhit ka vendosur në favor të tyre në mosmarrëveshjen me lojtarin Lameck Banda.

Trupi gjykues ka pranuar pretendimet e klubit italian lidhur me vlefshmërinë e kontratës deri në qershor 2027 dhe mosparaqitjen e lojtarit në stërvitje më 1 korrik. Për këto shkelje, sulmuesi është ndëshkuar me sanksione të rënda disiplinore që përfshijnë edhe një gjobë të majme prej 256,250 eurosh.

Ky vendim mbyll përfundimisht procedurën e arbitrazhit të parashikuar nga marrëveshja kolektive mes FIGC, Lega Serie A dhe Sindikatës së Lojtarëve. Megjithatë, beteja ligjore nuk përfn këtu, pasi Lecce ka ngritur një tjetër padi në organet e drejtësisë së FIFA-s kundër lojtarit dhe klubit libian Asswehly, ku ai aktivizohet aktualisht.

Klubi italian kërkon dëmshpërblim financiar për prishjen e njëanshme të kontratës pa shkak të justifikuar dhe sanksione disiplinore për klubin Al-Swehly që dyshohet se nxiti këtë largim.

Zanafilla e këtij konflikti lidhet me vendimin e Lecce-s për të ushtruar klauzolën e rinovimit të njëanshëm deri në 2027, duke i prishur lojtarit transferimin me parametra zero drejt sauditëve të Al-Fateh. Nga ana tjetër, rrethi i lojtarit pretendon se ai u mashtrua për të firmosur një dokument në italisht që nuk e kuptonte, si dhe akuzon klubin italian për mospagim të një muaji rrogë. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.