Lajme Zone
Situata e zjarreve në Evropë dhe Shqipëri, presidentja e KE: Sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet
BotëEuronews Albania

Situata e zjarreve në Evropë dhe Shqipëri, presidentja e KE: Sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Evropë teksa përmend edhe vendin tonë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Evropë teksa përmend edhe vendin tonë. Von der Leyen shkruan se Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive teksa theksoi se BE po monitoron situatën. Sipas saj, sistemi satelitor Copernicus po mbështet operacionet e hartëzimit. “Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit. Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është aty sa herë që një vend kërkon solidaritetin e Evropës”, shkruan Von der Leyen. Europe remains on high wildfire alert.Pressure is growing in 🇧🇪 🇦🇱 🇷🇸 🇲🇪🇧🇦 Our satellite system Copernicus is already supporting mapping operations in 🇪🇸🇦🇱 🇬🇷 🇫🇷 🇩🇪🇷🇸With its Emergency Centre, Europe is keeping a close eye on blazes across the continent.And the Civil… pic.twitter.com/Jyi5OyaUju— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 15, 2026