Lajme Zone
Ministri Nufi ndan pamjet: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ministri Nufi ndan pamjet: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga operacionet e shuarjes së zjarreve aktive në vend. Nufi shkruan se po vijon angazhimi i Forcave të Armatosura në përballimin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga operacionet e shuarjes së zjarreve aktive në vend. Nufi shkruan se po vijon angazhimi i Forcave të Armatosura në përballimin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit. Sipas tij, në zonën e Dajtit janë të angazhuar 50 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 2 helikopterë. Ai shton se vatrat janë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Sa i përket vatrave në Bulqizë janë të angazhuar 20 efektivë dhe 3 mjete. Ministri thekson se edhe në këtë zonë nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Lurë mësohet se janë angazhuar 50 efektivë, 6 mjete, 1 zjarrfikëse dhe 2 avionë Air Tractor. Lura mbetet një nga vatrat me angazhimin më të madh. Nufi thekson se janë hapur korridore me fadroma, duke ndaluar avancimin e zjarrit drejt banesave. Ai theksoi se nuk ka rrezik për zonat e banuara.