Tenisti italian Jannik Sinner ka triumfuar për të dytin vit radhazi në turneun prestigjioz të Wimbledon-it, duke konfirmuar statusin e tij si lider i renditjes botërore ATP.
Në finalen e madhe, Sinner mposhti numrin dy të botës, gjermanin Alexander Zverev, me rezultatin 3-1 në sete. Përballja nisi më mirë për Zverev, i cili fitoi setin e parë me shifrat 7-6, përpara se italiani të kundërpërgjigjej në setin e dytë me të njëjtin rezultat.
Kthesa e madhe e ndeshjes erdhi në setin e tretë, të cilin Sinner e dominoi duke e fituar 6-3 për të marrë avantazhin.
Në setin e katërt dhe të fundit, italiani siguroi një thyerje shërbimi vendimtare, duke e mbyllur atë me shifrat 6-4. Ky sukses shënon titullin e pestë të rëndësishëm Grand Slam në karrierën profesionale të 24-vjeçarit. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

