Lajme Zone
Singapori jep 55 mijë dollarë për çdo fëmijë deri në moshën 17-vjeçare
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Singapori jep 55 mijë dollarë për çdo fëmijë deri në moshën 17-vjeçare

Qeveria e Singaporit do të japë pothuajse 70 mijë dollarë singaporianë, rreth 55 mijë dollarë amerikanë, për çdo fëmijë deri në moshën 17 vjeç, në përpjekje për të nxitur lindjet. Kryeministri Lawrence Wong ka bërë të ditur paketën e re të mbështetjes, e cila nis që në lindje me 10 mijë dollarë singaporianë për foshnjën, si dhe dy pagesa të tjera prej 5 mijë dollarësh për shpenzimet mjekësore dhe arsimin.

Mbështetja do të vijojë edhe gjatë viteve të rritjes së fëmijës, me 2 mijë dollarë singaporianë kredi çdo vit nga mosha 1 deri në 16 vjeç. Qeveria do të ulë gjithashtu tarifat për kopshtet e subvencionuara në 150 dollarë në muaj dhe do të zgjerojë lejet prindërore. “E ardhmja e Singaporit do të jetë po aq e fortë sa familjet që e ndërtojnë atë”, tha Wong, ndërsa masat synojnë të lehtësojnë barrën financiare të prindërve.

Problemi i lindjeve në Singapor është bërë gjithnjë e më shqetësues. Norma e lindshmërisë ka zbritur në vetëm 0.87 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit 2.1 që konsiderohet i nevojshëm për zëvendësimin e brezave. Sipas një sondazhi të YouGov, një në katër singaporianë nuk planifikon të ketë fëmijë, kryesisht për shkak të kostove të larta, presionit në punë dhe arsimit shumë konkurrues. Për këtë arsye, qeveria po përpiqet të ndihmojë jo vetëm me para, por edhe me më shumë kohë për prindërit: leja për kujdesin ndaj fëmijëve do të rritet nga 2 në 12 ditë për secilin prind.