Lajme Zone
Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

Sindikata e Universiteteve ka shprehur solidaritetin me studentët në protestë dhe ka dënuar përdorimin e dhunës nga forcat e rendit ndaj protestuesve. Në një deklaratë, sindikata u kërkon autoriteteve vetëpërmbajtje, respektimin e të drejtave themelore dhe garantimin e ushtrimit paqësor të së drejtës për protestë. Sipas sindikatës, përshkallëzimi i situatës është pasojë e mungesës së reagimit dhe

Sindikata e Universiteteve ka shprehur solidaritetin me studentët në protestë dhe ka dënuar përdorimin e dhunës nga forcat e rendit ndaj protestuesve. Në një deklaratë, sindikata u kërkon autoriteteve vetëpërmbajtje, respektimin e të drejtave themelore dhe garantimin e ushtrimit paqësor të së drejtës për protestë. Sipas sindikatës, përshkallëzimi i situatës është pasojë e mungesës së reagimit dhe e neglizhimit të kërkesave qytetare nga qeveria dhe politika në tërësi. Ajo thekson se, edhe pas një proteste maratonë prej 135 ditësh, kërkesat e qytetarëve dhe studentëve nuk kanë marrë përgjigjen dhe vëmendjen e duhur. “Mungesa e dialogut dhe e vullnetit për zgjidhje rrezikon të thellojë më tej mosbesimin ndaj institucioneve”, thuhet në deklaratë. Duke iu referuar protestës para Ministrisë së Arsimit, sindikata shprehet se studentët iu drejtuan institucionit që duhet t’u shërbejë atyre. Ajo bën të ditur se edhe vetë i është drejtuar ministrisë me një shkresë zyrtare që në mars, por nuk ka marrë përgjigje. “Heshtja që studentët hasën sot në rrugë është e njëjta heshtje që personeli akademik has prej muajsh në korrespondencën institucionale”, deklaron sindikata, duke e cilësuar situatën si shprehje të një marrëdhënieje të prishur mes institucionit dhe komunitetit që ai duhet t’i shërbejë. Sindikata u bën thirrje pedagogëve, kërkuesve shkencorë, punonjësve të universiteteve dhe gjithë komunitetit akademik të qëndrojnë krah studentëve. Sipas saj, kërkesat për arsim cilësor, kushte dinjitoze studimi e pune dhe trajtim të drejtë të problemeve të arsimit të lartë përbëjnë një kauzë të përbashkët. Në deklaratë kërkohet që qeveria dhe aktorët politikë të angazhohen menjëherë në një proces real dialogu për shqyrtimin dhe zgjidhjen e kërkesave të studentëve dhe personelit akademik. DEKLARATA E PLOTE Sindikata e Universiteteve shpreh solidaritetin e plotë me studentët në protestat e tyre, si njëshprehje legjitime e së drejtës kushtetuese për t’u organizuar dhe për të protestuar. Ne ekonsiderojmë zërin e studentëve një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi institucionale, që meritontë dëgjohet dhe të trajtohet me seriozitet.Sindikata shpreh indinjatën e saj për përdorimin e dhunës nga forcat e rendit ndaj protestuesve dheu bën thirrje autoriteteve përgjegjëse për vetëpërmbajtje, respektimin e të drejtave dhe lirivethemelore të njeriut, si dhe garantimin e ushtrimit paqësor të së drejtës për protestë.Vlerësojmë se përshkallëzimi i situatës është pasojë e mungesës së reagimit dhe e neglizhimit tëkërkesave të qytetarëve nga Qeveria dhe politika në tërësi. Edhe pas një proteste maratonë prej135 ditësh, kërkesat qytetare dhe ato të studentëve nuk kanë marrë përgjigjen dhe vëmendjen eduhur. Mungesa e dialogut dhe e vullnetit për zgjidhje rrezikon të thellojë më tej mosbesimin ndajinstitucioneve.Nuk është rastësi që studentët zgjodhën të protestojnë pikërisht para Ministrisë së Arsimit. Ata nukshkuan atje si kundërshtarë të shtetit. Shkuan para institucionit që, sipas misionit të vet, u përketatyre. Kjo Ministri është shtëpia institucionale e çdo studenti, e çdo pedagogu dhe e çdo familjejeqë sakrifikon për shkollimin e fëmijëve të saj. Në të njëjtën derë ka trokitur edhe Sindikata eUniversiteteve, me shkresë zyrtare që në mars të këtij viti, dhe as ne nuk kemi marrë përgjigje.Heshtja që studentët hasën sot në rrugë është e njëjta heshtje që personeli akademik has prej muajshnë korrespondencën institucionale. Ajo që ndodhi sot para Ministrisë së Arsimit është, mbi tëgjitha, simboli i një marrëdhënieje të prishur mes institucionit dhe komunitetit që ai duhet tishërbejë.Sindikata vlerson se Universiteti nuk mund të jetë spektator i heshtur kur studentët e tij kërkojnëdinjitet. Liria akademike dhe autonomia universitare nuk janë privilegje, por përgjegjësi:përgjegjësi për të mbrojtur mendimin kritik, të vërtetën dhe të drejtën e çdo të riu për një arsim qëe çmon. Prandaj, Sindikata e Universiteteve u bën thirrje të gjithë pedagogëve, kërkuesveshkencorë, punonjësve të universiteteve dhe gjithë komunitetit akademik që të ngrenë zërin dhe tëqëndrojnë krah studentëve. Kërkesat për arsim cilësor, për kushte dinjitoze studimi dhe pune, sidhe për një trajtim të drejtë të problemeve të arsimit të lartë, nuk janë çështje të veçuara. Ato janëkauza jonë e përbashkët.Sindikata i bën thirrje Qeverisë dhe të gjithë aktorëve politikë që të marrin përgjegjësitë e tyre dhetë angazhohen menjëherë në një proces real dialogu, me qëllim shqyrtimin dhe zgjidhjen ekërkesave të studentëve dhe të personelit akademik. Përgjigjet formale, heshtja apo shtyrja emëtejshme e zgjidhjeve nuk mund të zëvendësojnë përgjegjësinë institucionale dhe politike.Nëse konfigurimi aktual politik nuk arrin të marrë përsipër zgjidhjen e problemeve të ngritura ngastudentët, pedagogët dhe qytetarët, atëherë duhet të hapet rruga për zgjidhje politike qëmundësojnë kapërcimin e krizës, në përputhje me parimet demokratike dhe vullnetin qytetar.Sindikata e Universiteteve rithekson se dialogu, përgjegjësia institucionale dhe zgjidhja konkretee kërkesave janë e vetmja rrugë për të kapërcyer situatën e krijuar. Ne qëndrojmë në krah tëstudentëve dhe kërkojmë që zëri i tyre të dëgjohet, të respektohet dhe të marrë përgjigjen qëmeriton.Solidaritet me studentët! Respekt për të drejtën e protestës!Përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje konkrete për arsimin dhe shoqëri