Lajme Zone
Siguruan kushtet për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin
TeknologjiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Siguruan kushtet për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy të akuzuarit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të cilët akuzohen se kanë siguruar kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy të akuzuarit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të cilët akuzohen se kanë siguruar kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin.

Kjo çështje është një fraksion i dosjes “Revanshi”, në kuadër të së cilës janë zbardhur mijëra komunikime në aplikacionin e koduar Sky ECC.

Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg, si kreu i grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Kujtojmë se Ervis Martinaj rezulton i zhdukur, ndërsa Erigers Mihasi u vra në një atentat. Top Channel