Lajme Zone
Siguroi kushtet për eleminimin e Ervis Martinajt, SPAK kërkon dhe 10 vite burg për Leonard Dukën
TeknologjiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Siguroi kushtet për eleminimin e Ervis Martinajt, SPAK kërkon dhe 10 vite burg për Leonard Dukën

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur pretencën për dy të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të cilët akuzohen për sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur pretencën për dy të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të cilët akuzohen për sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

Për Leonard Dukën, SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg, ndërsa për Drianto Bardhin ka kërkuar 6 vite burg.

Kjo çështje është pjesë e një fraksioni të dosjes së njohur si “Revanshi”, ku hetuesit zbërthyen mijëra komunikime të zhvilluara përmes aplikacionit të koduar Sky ECC, duke hedhur dritë mbi aktivitetin e grupeve kriminale dhe planet e tyre.

Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg, pasi është shpallur fajtor si kreu i grupit kriminal të akuzuar për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko, i konsideruar si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Ndërkohë, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022, ndërsa Erigers Mihasi u ekzekutua në një atentat në nëntor të vitit 2021.