Lajme Zone
Siguria në shkolla, kryepolici Hita: Po bashkëpunojmë me AKU-në për ushqimet që konsumojnë nxënësit
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Siguria në shkolla, kryepolici Hita: Po bashkëpunojmë me AKU-në për ushqimet që konsumojnë nxënësit

Kryepolici Hita ka zhvilluar një konferencë për shtyp, në prag të nisjes së këtij sezoni të ri shkollor.

Kryepolici Hita ka zhvillluar një konferencë për shtyp, në prag të nisjes së këtij sezoni të ri shkollor. “Kam kërkuar që masat të zbatohen në terren, përgjegjësia është konkrete. Kam udhëzuar specialistët kundër narkotikëve që të organizojnë kontrolle brenda dhe jashtë perimetrit të sigurisë për ndalimin e përdorimit nga nxënësit. Vëmendje të veçantë edhe për sigurinë rrugore, ku gjatë pushimit të gjatë do të ketë forca të shtuara. Strukturat e krimit kibernetik, dhunës dhe policisë do të jenë të pranishme në shkolla për bullizmin, me qëllim reduktimin e përdorimit të lëndëve narkotike. LEXO edhe...Ndryshime në radhët e Policisë në Juglindje, Mark Gjonmarku emërohet shefi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë Po bashkëpunohet me AKU-në për sigurinë ushqimore me bizneset pranë shkollave, do të ketë kontrolle periodike për skadencën e produkteve dhe kushtet higjeno-sanitare. Rol të rëndësishëm luajnë mësuesit, psikologët dhe oficerët e policisë. Po forcojmë bashkëpunimin, partnerë të rëndësishëm janë bordi i prindërve. Parandalimi më i rëndësishëm se reagimi. Në kuadër të Smart City, në 20 shkollat e para janë vendosur kamera inteligjente. Teknologjia na mundëson të jemi të shpejtë në reagim dhe më pranë qytetarëve", tha Hita. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al Skënder Hita policia e shtetit shkolla Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.1% Vota total: 5505 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?