Lajme Zone
Ishte duke riparuar një linjë elektrike dhe ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 32-vjeçari në Belsh
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ishte duke riparuar një linjë elektrike dhe ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 32-vjeçari në Belsh

Një elektricist i OSHEE-së ka ndërruar jetë në Belsh teksa ishte në krye të detyrës. Viktima 32-vjeç raportohet se ka humbur jetën në vend

Belsh - Një elektriçist 32-vjeçat ka ndërruar jetë paraditën e sotme pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja u regjistrua në fshatin Trojas ku elektricist i OSHEE-së ishte duke riparuar një linjë elektrike. LEXO edhe...Elbasan/ Protesta në Letan kundër gurores, qytetarët ngrenë zërin: Na mbyti me pluhur, nuk hapim dot dritaret! "Rreth orës 09:30, në fshatin Trojas, shtetasi K. Z., 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, dyshohet se, gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e linjës elektrike, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë, shtetasi K. Z. ka humbur jetën", njoftoi sot policia. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al belsh rryme elektrike Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6.2% Vota total: 5548 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?