Lajme Zone
Marshimi në Prishtinë për ish-krerët e UÇK, Eliza Hoxha: Kosova s’do të jetë e njëjta pas 16 shtatorit! Fjalime paqësore, presim pjesëmarrje masive
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Marshimi në Prishtinë për ish-krerët e UÇK, Eliza Hoxha: Kosova s’do të jetë e njëjta pas 16 shtatorit! Fjalime paqësore, presim pjesëmarrje masive

Në orën 14:00, Prishtina marshon për të përkrahur ish-krerët e UÇK-së, të cilët më 16 shtator do të mësojnë vendimin e Gjykatës së Hagës. Teksa numërimi mbrapsht deri në fillimin e marshimit ka nisur, përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, thotë në një lidhje të drejtpërdrejtë me Report Tv se synimi është mesazhi për drejtësi për çlirimtarët. LEXO edhe...Gjyqi ndaj ish-krerëve të

Në orën 14:00, Prishtina marshon për të përkrahur ish-krerët e UÇK-së, të cilët më 16 shtator do të mësojnë vendimin e Gjykatës së Hagës. Teksa numërimi mbrapsht deri në fillimin e marshimit ka nisur, përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, thotë në një lidhje të drejtpërdrejtë me Report Tv se synimi është mesazhi për drejtësi për çlirimtarët. LEXO edhe...Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Farsa është në ditët e fundit, lirinë s’ia merr dot askush “Sot mblidhemi bashkë që të çojmë një mesazh të përbashkët dhe një simbolikë që thërret për drejtësi, proces të drejtë, dinjitet për çlirimtarët dhe ata të kthehen në shtëpinë e vet. Arsyeja për çfarë është themeluar gjykata dhe ajo ku ka mbërritur janë dy pista që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën”, thotë Hoxha. Axhenda e “Marshit për Liri” parashikon edhe fjalime, të ftuar të shumtë, përfshi edhe nga partitë politike dhe një program me këngë atdhetare. Pritshmëria është që pjesëmarrja të jetë më e lartë. “Është marshim simbolik, është fotografia e madhe e përbashkimit që i çojmë çlirimtarëve, Hagës dhe vendeve perëndimore. Gjithçka do të jetë paqësore, fjalime, folës nga kategori të ndryshme shoqërore, i kemi ftuar të gjithë të jenë, kemi ftuar parti politike pa dallim, dy e kanë konfirmuar, do të jenë Bedri Hamza dhe Ardian Gjini nga AAK, do të ketë përfaqësim nga organizatat e dala nga lufta dhe Buna, vajza e Calit, i cili tashmë ka vendim të prerë në Hagë. Do të kemi disa këngë lirike që kanë mobilizuar masat edhe dikur. Presim që sot të ketë njerëz shumë më shumë sesa në marshin e parë dhe të dytë sepse energjia ka qenë krejt tjetër”, shpjegon Hoxha. ‘Barometri’ i emocioneve e shton gjithnjë e më shumë presionin, me çdo ditë që kalon. Hoxha thotë se pas këtij vendimi, Kosova nuk do të jetë më e njëjta. Ajo uron të jetë beteja e fundit për çlirimtarët, ndërsa për Kosovën është udhëkryqi më i vështirë. Më tej, shton se ky proces vë në pikëpyetje luftën çlirimtare të Kosovës dhe ndërsa kushdo që ka marrë pjesë në të është treguar i gatshëm të përgjigjet para drejtësisë, nga Serbia nuk ka pasur reciprocitet. Gjithashtu, Gjykatën Speciale e sheh të politizuar në qasjen e saj. “Emocionet janë të shumëfishta, arsyet janë të shumta sepse ne jemi gjeneratë që kemi përjetuar luftën, lirinë, pavarësinë. Ka më shumë raste të gjykimit të çlirimtarëve. Ushtarët e UÇK-së në kohë të ndryshme pas luftës i janë përgjigjur me përgjegjësi të gjitha pikëpyetjeve për luftën tonë çlirimtare. Nuk është e drejtë kur sheh përqindjen e rasteve të gjykimit dhe epilogun e atyre rasteve në raport me armatën jugosllave dhe grupet paramilitare të Serbisë. Këtu ka diçka që nuk shkon dhe mendoj që duhet të jetë hera e fundit, uroj të jetë beteja e fundit e çlirimtarëve dhe pritja e fundit e Kosovës pas 27 viteve të përfundimit të luftës. Aty nuk po testohet vetëm UÇK-ja, po gjykohet gjithë rrugëtimi ynë për liri sepse ushtarët e UÇK-së në liri ndihen të fyer sepse kanë luftuar të njëjtën luftë. Kosova s’do të jetë e njëjta pas 16 shtatorit. Ne presim verdikt pozitiv sepse i besojmë rrugëtimit tonë për liri. Por një gjykatë që ka pasur të rëndësishëm marketingun kohët e fundit dhe çështje të tjera që nuk kanë qenë pjesë e krijimit të saj, mendoj që më shumë është bërë një politikë që ka një qëllim të caktuar sesa një proces i vërtetë për atë që është themeluar. Ëshë udhëkryqi më i vështirë i Kosovës pas luftës dhe shpalljes së pavarësisë. Pas fitores sonë, Serbia ka vazhduar tutje dhe ky projekt është i kuzhinave të Serbisë që të kontestohet lufta jonë për liri”, thotë Hoxha. Mesazhi i saj përmbyllës është që “ne të jemi bashkë për atë që na bashkon.” Gjithashtu, ajo bën me dije se të hënën do të mbahet edhe një konferencë për historinë, kujtesën kolektive dhe kontributin e shoqërisë e mediave përpara, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Hoxha do të jetë e pranishme edhe në “Natën e Pritjes” në Hagë. P.J/ReportTv.al gjykata e hages Gjyqi ndaj UCK ne Hage prishtine marshim Eliza hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 5593 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?