Lajme Zone
Shqipëria, bazë e rrjeteve mafioze Izrael-Ukrainë: çmimi i karriges së Ramës në tavolinën globale
PolitikëPamfleti

Shqipëria, bazë e rrjeteve mafioze Izrael-Ukrainë: çmimi i karriges së Ramës në tavolinën globale

Për vite mafia e mashtrimeve financiare e përdori Shqipërinë si fabrikë. Qindra operatorë uleshin në zyrat e Tiranës dhe zhvatnin qytetarë europianë përmes platformave false të investimit, ndërsa struktura që administronte paratë, serverët dhe teknologjinë shtrihej mes Izraelit, Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Kur drejtësia europiane filloi të çmontonte rrjetin, Shqipëria doli vazhdimisht në hartë.

Foto Pamfleti / Call-center-at ishin vetëm fillimi. Rrjetet kriminale Izrael-Ukrainë e përdorën Shqipërinë si bazë operacionale; sot fijet shfaqen te armët, bankat dhe teknologjia. Në të njëjtën kohë, Rama siguron akses te tavolina e mafies globale. Pyetja është sa po i kushton Shqipërisë karrigia e tij? Për vite Shqipëria ka dalë në dosjet europiane si bazë e rrjeteve mafioze që lidhin Izraelin me Ukrainën dhe hapësirën ish-sovjetike. Call-center-at ishin fillimi. Sot në lojë janë armët, bankat, teknologjia dhe kontratat strategjike. Në mes qëndron Edi Rama, i cili marrëdhënien me Izraelin e ka kthyer në kapital politik e personal, ndërsa njerëz me interesa të errëta po afrohen gjithnjë e më shumë me shtetin shqiptar.

Për vite mafia e mashtrimeve financiare e përdori Shqipërinë si fabrikë. Qindra operatorë uleshin në zyrat e Tiranës dhe zhvatnin qytetarë europianë përmes platformave false të investimit, ndërsa struktura që administronte paratë, serverët dhe teknologjinë shtrihej mes Izraelit, Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Kur drejtësia europiane filloi të çmontonte rrjetin, Shqipëria doli vazhdimisht në hartë.

Dosja “Milton Group” është një nga rastet më të rënda. Prokurorët gjermanë akuzojnë një shtetas izraelito-gjeorgjian si figurë kryesore të një rrjeti që vepronte në Shqipëri, Ukrainë, Gjeorgji dhe Maqedoninë e Veriut. Vetëm call-center-i i drejtuar sipas akuzës prej tij në Tiranë kishte rreth 600 punonjës. Hetimi çoi te dhjetëra platforma dhe dëme që llogariten në dhjetëra e qindra milionë euro.

Një tjetër hetim gjerman, i ndërtuar mbi serverët e sekuestruar në Ukrainë, identifikoi një strukturë që punonte nga Izraeli dhe Ukraina dhe furnizonte call-center-at mafiozë me infrastrukturë teknike. Dy figura të larta të këtij mekanizmi, të dy shtetas izraelitë, u arrestuan jashtë Izraelit; njëri prej tyre në Shqipëri.

Pra mafia izraelite e mashtrimeve financiare e kishte gjetur prej kohësh derën shqiptare. Kishte gjetur zyra, kompani, punonjës dhe terren për të bërë biznes kriminal në shkallë industriale. Shqipëria shërbente si pikë operacionale, ndërsa viktimat dhe paratë ndodheshin jashtë saj.

Në sfond qëndron edhe rritja e fortë e pranisë ukrainase në Shqipëri pas vitit 2022. Dhjetëra mijëra ukrainas kanë hyrë në vend që prej nisjes së luftës, ndërsa dhjetëra kompani me pronësi ukrainase janë regjistruar në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga përfaqësitë shqiptare, 43 për qind e kompanive me pronësi ukrainase janë përqendruar në qarkun e Vlorës. Brenda të njëjtit territor SPAK ka goditur edhe një grup të strukturuar kriminal me shtetas ukrainas, të akuzuar për trafikim njerëzish.

Prania e madhe e qytetarëve ukrainas të larguar nga lufta është një fenomen krejt tjetër nga rrjetet kriminale që duhen hetuar.

Sot loja është ngjitur disa kate më lart.

Shqipëria po tenton të kalojë nga call-center-at në një ekonomi ku qeveria kërkon të prodhojë armë, të eksportojë pajisje ushtarake, të zgjerojë industrinë kibernetike dhe të tërheqë kapital në banka e teknologji. Pikërisht në këtë moment del Ron Yeffet, biznesmen i lindur në Izrael, i futur në kompanitë shqiptare të industrisë së mbrojtjes dhe në struktura biznesi që shtrihen edhe te nafta dhe pagesat.

Përgjimi i publikuar nga Arben Ahmetaj e bën çështjen shumë më të rëndë. Në material Ron Yeffet komunikon me persona ukrainas për biznesin e armëve dhe për mënyrën e organizimit të këtij aktiviteti përmes Shqipërisë. Emrat e hedhur publikisht për “Sergein” dhe “Igorin” çojnë te figura me histori në politikën dhe industrinë ukrainase të mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë shfaqet edhe Sani Sanilevich, një tjetër biznesmen izraelit që po zgjeron me shpejtësi interesat në Shqipëri. Emri i tij lidhet me JET Bank, me projekte në shëndetësi, ndërtim, turizëm dhe teknologji. Sanilevich ka ngritur SeaSun Albania Capital dhe është lidhje e afërt e Edi Ramës. Si arrin një person i afërt me kryeministrin të shfaqet brenda një kohe kaq të shkurtër pranë kaq shumë sektorëve strategjikë?

Marrëdhënia e Ramës me Izraelin ka kaluar prej kohësh kufijtë e diplomacisë rutinë. Në janar 2026 ai u prit me protokoll të posaçëm në Knesset, zhvilloi takim kokë më kokë me Benjamin Netanyahun dhe mori një trajtim të rezervuar për një numër shumë të kufizuar udhëheqësish të huaj. Vetë Netanyahu e quajti Ramën jo vetëm “mik të madh të Izraelit”, por edhe “mik personal”. Knesseti theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të ngushta se kurrë, “edhe në nivel politik, edhe në nivel personal”.

Rama vetë, nga foltorja e Knessetit, kujtoi Medaljen Presidenciale të Nderit që kishte marrë nga Presidenti Isaac Herzog dhe foli për marrëdhënien me drejtuesit izraelitë me një gjuhë që kapërcen dukshëm ceremonialin diplomatik.

Ku mbaron interesi i Shqipërisë dhe ku fillon interesi personal i Edi Ramës?

Rama fiton akses në nivelin më të lartë të politikës izraelite, një marrëdhënie personale me Netanyahun, status ndërkombëtar, ceremoni, dekorata, reputacion dhe një rrjet njerëzish me ndikim në teknologji, mbrojtje, financë dhe diplomaci. Ky është kapital politik që i përket gjithnjë e më shumë Ramës si individ dhe gjithnjë e më pak Shqipërisë si shtet.

Në krahun tjetër, biznesmenë dhe interesa të lidhura me Izraelin fitojnë një treg të vogël, por tepër të kontrollueshëm politikisht, ku kryeministri ka përqendruar të gjithë vendimmarrjen.

Rama fiton pikërisht aty ku ka investuar më shumë gjatë gjithë pushtetit të tij: te figura e Edi Ramës jashtë Shqipërisë. Kryeministri që pritet me ceremoni, që flet në Knesset, që quhet mik personal i Netanyahut dhe që komunikon me njerëz të fuqishëm të botës së biznesit e politikës ndërkombëtare. Brenda vendit, ky kapital shitet si provë se Rama është i pazëvendësueshëm dhe se Shqipëria ka hyrë në tavolinat e mëdha falë tij.

Çmimi i këtij modeli paguhet kur nga e njëjta derë futet ndërmjetësi i errët.

Historia e call-center-ave tregoi se rrjetet kriminale izraelite dhe Ukrainase dinë shumë mirë të përdorin kompani legale, teknologji, financë dhe njerëz me pamje biznesmeni. Njerëzit që drejtonin mekanizma mashtrimi prej dhjetëra milionë eurosh nuk hynin në Shqipëri si gangsterë. Hynin si sipërmarrës.

Çdo licencë e dhënë një miku të mikut, çdo partneritet strategjik, çdo biznesmen që kalon nga fotografia me kryeministrin te kontrata me shtetin dhe çdo njeri që hyn në armë, financë apo të dhëna duhet kontrolluar deri te pronari i fundit dhe euroja e fundit.

Sidomos kur Shqipëria ka një histori të dokumentuar si bazë e rrjeteve mafioze me drejtues izraelitë dhe ukrainas.

Sepse sot nuk kemi më përpara vetëm mafien e call-center-ave që vidhte pensionistët europianë nga Tirana. Kemi një Shqipëri që po hap armët, bankat, cyber-in, energjinë, shëndetësinë dhe infrastrukturën strategjike për kapital ndërkombëtar, ndërsa njeriu që kontrollon derën ka krijuar në Izrael edhe një rrjet të fortë marrëdhëniesh personale.

Edi Rama kërkoi për vite një karrige në tavolinën e madhe globale. Izraeli ia ka dhënë një pjesë të këtij statusi: Netanyahu e quan mik personal, Knesseti e nderon, presidenti e dekoron dhe biznesi izraelit sheh Shqipërinë si treg të ri.

Problemi fillon kur bashkë me diplomacinë, investimet dhe miqësitë në atë tavolinë shfaqen edhe njerëzit e botës së errët.

Rama ia ka hapur Shqipërisë derën për t’u ulur në tryezën e kapitalit të madh global. Tani duhet hetuar nëse, duke "blinduar" karrigen e vet personale, ia ka hapur derën edhe mafies së madhe globale; dhe çfarë pazari është bërë për ta mbajtur atë karrige. /Pamfletishqipëria bazë e rrjeteve mafioze izrael-ukrainë rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Nga Abu Dhabi te njerëzit e Pacollit, skema 142 milionë dollarë e “Smart City” 12 Shtator 2026, 12:0512:05Dosja e zezë Propaganda e shifrave dhe algoritmi i Edi Ramës për nxitjen e urrejtjes 11 Shtator 2026, 11:4611:46Dosja e zezë Gjesti politik i “pasuesit” të Janullatusit në Korçë 11 Shtator 2026, 11:2411:24Dosja e zezë Kryeministër, vendose Besën përballë Pasqyrës dhe jep llogari për Yeffet & Co 10 Shtator 2026, 19:4619:46Dosja e zezë Pse “Shteti Bektashi” po e nxjerr Erdoganin nga binarët? 10 Shtator 2026, 14:4014:40Dosja e zezë Roni na i paska marrë të gjitha: 37 kontrata dhe afro 400 milionë lekë nga bashkitë 9 Shtator 2026, 13:5013:50Dosja e zezë