Lajme Zone
Siguria kibernetike, gjoba për shkeljet deri në 10 milionë lekë! Këshilli i Ministrave miraton ndryshimet në ligj
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Siguria kibernetike, gjoba për shkeljet deri në 10 milionë lekë! Këshilli i Ministrave miraton ndryshimet në ligj

Ligji forcon rolin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. AKSK do të marrë kompetenca të reja, duke përfshirë mbrojtjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe grupeve vulnerabël në hapësirën kibernetike.

Ndryshimet në ligji për sigurinë kibernetike që u miratuan këtë të enjte në këshillin e ministrave ashpërsojnë ndëshkimet dhe vendosin detyrime të reja për institucionet publike dhe private që administrojnë të dhëna sensitive. Mosraportimi i sulmeve kibernetike apo neglizhimi i masave mbrojtëse mund t’u kushtojë operatorëve deri në 10 milionë lekë gjobë. LEXO edhe...Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro! Braçe kritik: Tavani i pamjaftueshëm Operatorët do të duhet të vetëdeklarojnë masat teknike të sigurisë, si dhe të raportojnë mënyrën e administrimit të sistemeve të tyre, përfshirë vendndodhjen e infrastrukturës digjitale. Ligji forcon rolin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. AKSK do të marrë kompetenca të reja, duke përfshirë mbrojtjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe grupeve vulnerabël në hapësirën kibernetike. Për herë të parë, AKSK do të pajiset edhe me atributet e Policisë Gjyqësore për hetimin teknik të incidenteve kibernetike, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. R.Xh/ReportTv.al siguria kibernetike keshilli i ministrave gjoba Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 71.9% Të gabuar 25.4% Nuk e di 2.8% Vota total: 832 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?