Lufta hibride po bëhet gjithnjë e më tepër një fenomen me të cilin po përballën shumë shtete e shoqëri. Eksperti moldav Valeriu Pașa shpjegon në një intervistë për Report TV, se kjo luftë shfaqet në forma të ndryshme por me një objektiv të qarte, t’i drejtojnë qytetarët kundër interesave kombëtare. “Mund të nisë nga ndërhyrja politike, kur një qeveri e huaj, përmes shërbimeve të saj speciale, financon aktorë politikë, krijon aktorë politikë dhe përpiqet t’i sjellë ata në pushtet, duke marrë kështu nën kontroll pjesë të sovranitetit të vendeve të tjera. Mund të jenë sulme kibernetike, vjedhje informacioni, dëmtim i ekonomisë së një vendi apo ndërprerje e shërbimeve publike”, thotë Pașa. Përparimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe pozicioni i saj si vend anëtar i NATO-s, sipas ekspertit moldav, e bëjnë atë objektiv të drejtpërdrejtë të ndërhyrjeve ruse. LEXO EDHE:Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t'i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani “Dobësimi i Bashkimit Europian, që nënkupton edhe goditjen e procesit të zgjerimit apo krijimin e kostove të konsiderueshme për shtetet anëtare dhe për Bashkimin Europian në tërësi për shkak të këtij zgjerimi, përbën një interes themelor të Rusisë. Shkatërrimi i Bashkimit Europian, shpërbërja e tij apo kthimi i tij në një organizëm jofunksional është në interesin e Rusisë. Ky është objektivi i saj në lidhje me Bashkimin Europian. E njëjta gjë vlen edhe për NATO-n, sepse, nëse flasim për Shqipërinë, ajo nuk është vetëm një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, por edhe një shtet anëtar i NATO-s. Ata e urrejnë NATO-n. Duan ta shkatërrojnë NATO-n”, shpjegon eksperti. Por Rusia nuk është i vetmi kërcënim. Shqipëria, sipas Pașës, është vendosur edhe në shënjestrën e Iranit për shkak të strehimit të opozitarëve iranianë. Përballë këtyre rreziqeve, shteti duhet fillimisht të kuptojë objektivat e vendeve që kryejnë sulmet dhe më pas të hartojë një strategji të qartë kundër tyre. “Hapi i parë është të kuptojmë se çfarë po përpiqen të arrijnë. Ky është hapi i parë drejt ndërtimit të një kundërstrategjie efikase. E dyta është transparenca. Transparenca ndërton besim. Kjo është shumë e rëndësishme. Përkundrazi, çdo rast në të cilin fshihet informacioni me interes publik krijon boshllëqe që mbushen menjëherë me propagandë dhe dezinformim”, shpjegon Pașa. Eksperti moldav paralajmëron se një prej rezultateve më të rrezikshme të dizinformimit është humbja e besimit të qytetarëve te institucionet, mediat dhe shoqëria civile. “Njerëzit arrijnë ndoshta në pikën ku thonë: ‘Nuk i besoj askujt.’ Ky është rezultati i përsosur. Një shoqëri që nuk i beson askujt është shumë më e lehtë për t’u manipuluar”, vijon Pașa. Për ekspertin moldav, kërcënimet hibride nuk mund të luftohen vetëm nga qeveria. Përgjigjja kërkon përfshirjen e institucioneve, partive politike, mediave të pavarura dhe të gjithë shoqërisë. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: valeriu pasa nato BE shqiperi siguria kibernetike Komento Komente Populli injorant: 29/07/2026 15:19 Rusia dhe Kina nuk e duan integrimin e Shqiperise ne BE, madje te gjithe Ballkanit.
Por kjo eshte gjysma e se vertetes, sepse edhe USA nuk e do tashme. Asnje nga keto fuqi nuk do nje Evrope te forte.
Dhe keto dihen per cfare arsye. Madje as vete qeverite e ketyre vendeve ne Ballkan dhe ne Shqiperi nuk duan, sepse i ngushtohet laku i korrupsioni qe keta e dashurojne kaq shume. Te thenat gjysme te vertete jane me te keqija se genjeshtrat. Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 8402 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
