Lajme Zone
Si u shemb ideja e Infantino-s për privatizimin e Kupës së Botës?
PolitikëPamfleti

Si u shemb ideja e Infantino-s për privatizimin e Kupës së Botës?

Propozimi për të përfshirë investitorë privatë në disa prej kompeticioneve të FIFA-s, përfshirë edhe Kupën e Botës, u tërhoq vetëm pak ditë pasi u bë publik. Megjithatë, reagimet e forta nga konfederatat dhe federatat kombëtare kanë hapur një debat të gjerë mbi mënyrën se si po drejtohet organizata më e madhe e futbollit në botë.

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino Kriza e ditëve të fundit shihet tashmë jo vetëm si dështimi i një projekti financiar, por si një test i rëndësishëm për lidershipin e Infantinos. Për herë të parë në mënyrë kaq të hapur, një pjesë e rëndësishme e komunitetit ndërkombëtar të futbollit po vë në dyshim besimin ndaj mënyrës se si ai po drejton FIFA-n Ajo që në fillim u duk si një tërheqje e qetë e presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, nga një projekt i debatueshëm, është shndërruar në një nga goditjet më të mëdha politike dhe reputacionale të mandatit të tij.

Propozimi për të përfshirë investitorë privatë në disa prej kompeticioneve të FIFA-s, përfshirë edhe Kupën e Botës, u tërhoq vetëm pak ditë pasi u bë publik. Megjithatë, reagimet e forta nga konfederatat dhe federatat kombëtare kanë hapur një debat të gjerë mbi mënyrën se si po drejtohet organizata më e madhe e futbollit në botë.

Sipas një analize të “BBC Sport”, momenti vendimtar erdhi kur UEFA deklaroi publikisht se kishte humbur besimin te drejtimi i FIFA-s nga Infantino, duke e cilësuar procesin si jo transparent dhe duke kritikuar atë që e konsideroi si një nismë të zhvilluar në mënyrë të fshehtë.

Pse u kundërshtua plani?

Në thelb të debatit qëndron një pyetje e thjeshtë: pse FIFA kishte nevojë për kapital privat?

Organizata disponon rezerva financiare mbi 2 miliardë dollarë dhe pritet të regjistrojë të ardhura rekord prej rreth 15 miliardë dollarësh nga cikli i Kupës së Botës. Pavarësisht kësaj, drejtuesit propozuan përfshirjen e investitorëve privatë, ndërsa federatave u premtohej një financim prej rreth 40 milionë dollarësh për projekte zhvillimore nëse mbështesnin planin.

Sipas BBC-së, shqetësimi më i madh nuk ishte vetëm vetë projekti, por mungesa e konsultimit. Shumë prej drejtuesve të lartë të FIFA-s, përfshirë zëvendëspresidentë dhe anëtarë të Këshillit, nuk ishin informuar paraprakisht për përgatitjen e tij.

Reagimi i UEFA-s

Pas tërheqjes së planit, UEFA publikoi një deklaratë të ashpër, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si po administrohet FIFA.

"Drejtimi aktual i FIFA-s nuk ka humbur vetëm besimin e UEFA-s, por edhe atë të shumë anëtarëve të tjerë të familjes së futbollit."

Organizata europiane rikujtoi edhe premtimet e Infantinos kur u zgjodh president në vitin 2016, se FIFA do të drejtohej me transparencë dhe se fondet e saj do të ishin në shërbim të zhvillimit të futbollit.

Kritikat shtrihen edhe jashtë Europës, rezervat nuk erdhën vetëm nga UEFA.

Presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit, Sheikh Salman bin Ibrahim Al Khalifa, kërkoi që çdo projekt me ndikim global të prezantohet në mënyrë transparente dhe me konsultim të plotë me anëtarët.

Në të njëjtën linjë u pozicionua edhe “Football Australia”, duke theksuar se besimi ndërtohet jo vetëm mbi vendimet, por edhe mbi procesin që çon deri te ato.

Paralelizmi me Superligën Evropiane

Shumë analistë e krahasuan këtë episod me tentativën për krijimin e Superligës Evropiane në vitin 2021.

Ashtu si atëherë, projekti hasi në një reagim të menjëhershëm dhe u rrëzua brenda pak ditësh. Ndryshimi kryesor, sipas BBC-së, është se këtë herë kundërshtimi nuk erdhi kryesisht nga tifozët, por nga vetë institucionet që drejtojnë futbollin.

Kritika edhe nga brenda FIFA-s

Një nga momentet më të forta të kësaj krize ishte reagimi i Kevin Lamour, shefit të operacioneve të FIFA-s.

Ai e përshkroi projektin si "projektin e një personi", duke pretenduar se administrata e organizatës ishte mashtruar gjatë procesit.

Lamur deklaroi se ndiente përgjegjësi jo vetëm ndaj punëdhënësit të tij, por edhe ndaj vlerave të organizatës dhe kolegëve që punojnë për zhvillimin e futbollit.

"Nëse kjo do të thotë se humbas punën time, atëherë le të jetë kështu. Të paktën do të fle i qetë sonte."

Një deklaratë e tillë publike nga një prej drejtuesve më të lartë të FIFA-s konsiderohet e pazakontë dhe tregon për tensionet e krijuara brenda institucionit.

As mbështetja politike nuk mjaftoi

Edhe pse Infantino ka kultivuar marrëdhënie të afërta me presidentin amerikan Donald Trump, kjo nuk ndikoi në zbutjen e krizës.

Kur u pyet për projektin e investimeve private, Trump deklaroi se nuk kishte diskutuar me presidentin e FIFA-s për këtë çështje.

Ndërkohë, sipas raportimeve të “New York Post”, burime pranë procesit e cilësuan situatën si një "makth për markën" e kompanisë Thrive Eternal, e themeluar nga Joshua Kushner, e cila pritej të drejtonte grupin e investitorëve nëse projekti do të realizohej.

Çfarë pritet tani?

Pas tërheqjes së planit, sfida më e madhe për Xhani Infantinon mbetet rikthimi i besimit të konfederatave dhe federatave kombëtare.

Debati vjen në një moment të ndjeshëm, ndërsa po afrohet procesi për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të FIFA-s. Zv.presidentja e UEFA-s, Laura McAllister, ka deklaruar se konfederatat do të shqyrtojnë opsionet e tyre për kandidatë alternativë.

Kriza e ditëve të fundit shihet tashmë jo vetëm si dështimi i një projekti financiar, por si një test i rëndësishëm për lidershipin e Infantinos. Për herë të parë në mënyrë kaq të hapur, një pjesë e rëndësishme e komunitetit ndërkombëtar të futbollit po vë në dyshim besimin ndaj mënyrës se si ai po drejton FIFA-n./ "BBC Sport", përshtati në shqip, Pamfletixhani infantino presidenti i fifa-s Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport U kërcënua nga tifozët se dha dy penallti dhe karton të kuq, kush është arbitri që do të gjykojë Egnatian në Ligën e Europës 1 Gusht 2026, 17:2817:28Sport Kristjan Asllani tek Atalanta? Eksperti i merkatos zbulon të ardhmen e mesfushorit shqiptar dhe të vërtetën e hidhur tek Interi 1 Gusht 2026, 17:0717:07Sport Daku shënon golin e dytë radhazi në Rusi dhe rrit interesin e Spartakut të Moskës (Video) 1 Gusht 2026, 16:4616:46Sport Vinicius Zhunior nuk bindet nga Reali, Arsenali ka marrëveshje me sulmuesin brazilian 1 Gusht 2026, 16:2416:24Sport Tentoi të shiste 'Botërorin', UEFA kërkon “kokën” e Infantinos; përgatit mocion mosbesimi 1 Gusht 2026, 16:0316:03Sport I akuzuar për trukim ndeshjesh dhe “përplasja” me Realin, UEFA cakton arbitrin e ndeshjes Auda-Dinamo 1 Gusht 2026, 15:3915:39Sport