Lajme Zone
63 ditë pa ndalur! Diaspora zbret në shesh, mijëra protestues ‘pushtojnë’ Kryeministrinë
PolitikëPamfleti

63 ditë pa ndalur! Diaspora zbret në shesh, mijëra protestues ‘pushtojnë’ Kryeministrinë

Ndryshe nga protestat e ditëve të fundit, këtë herë para Kryeministrisë vihet re një pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve. As temperaturat e larta të fillim-gushtit nuk i kanë penguar protestuesit t'i bashkohen tubimit.

Foto nga protesta 63 ditë protestë para Kryeministrisë. Protestuesit shprehen të vendosur të vijojnë tubimet deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e 63-të para godinës së Kryeministrisë ka nisur këtë të shtunë në Tiranë, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve të ardhur nga diaspora.

Ndryshe nga protestat e ditëve të fundit, këtë herë para Kryeministrisë vihet re një pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve. As temperaturat e larta të fillim-gushtit nuk i kanë penguar protestuesit t'i bashkohen tubimit.

Qytetarët e pranishëm janë shprehur të vendosur për të vijuar protestat, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata deklarojnë se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij objektivi.

Pak para nisjes së protestës foli edhe aktivisti Arben Kola, i cili tha se diaspora i është bashkuar mobilizimit dhe se në shesh ndodhen shqiptarë të ardhur nga Gjermania, Italia, Franca, Belgjika dhe Zvicra.

"Diaspora sot është e pranishme. Kemi shqiptarë nga Gjermania, Italia, Franca, Belgjika dhe Zvicra. Mërgata nuk do ta lërë vendin në dorën e tradhtarëve", u shpreh Kola.

Ai shtoi se protestuesit do të vazhdojnë mobilizimin e tyre, duke deklaruar se synojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Nga sheshi, një prej aktivistëve bëri thirrje që të mbështetet edhe protesta e qytetarëve të bashkive që po shkrihen nga qeveria aktuale.

Ai tha se janë 15 bashki që po centralizohen nga pushteti korruptiv i Edi Ramës, i cili sipas tij është gati ta shesë vendin për interesat e tij.

“Rama po kërkon të centralizoj pushtetin vendor duke shkrirë bashkitë. Janë jo vetëm të korruptuar, por edhe autokratë dhe të lidhur me krimin e organizuar si dhe të sheshin Shqipërinë për interesin e tyre”, tha ai.

Më tej aktivisti apeloi që të mbështeten edhe këto protesta në rrethe, me qëllim që kjo qeveri të mos fitonte më shumë pushtet.

“Ndaj të protestojmë edhe në qytetet e tjera që pushteti të mos centralizojë bashkitë dhe të mos bëhet më shumë korruptiv. Ndaj t’i mbështesim protestat e bashkive të tjera në rrethe që po shkrihen”, deklaroi ai. protesta doreheqja e rames 76ba846a 82d4 4a90 b758 2768a0645e75 1782772159773 whatsapp image 2026 06 02 at 211458 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarr në Novoselë të Vlorës, flakët përhapen në ullishte, temperaturat e larta dhe era vështirësojnë ndërhyrjen 1 Gusht 2026, 17:5317:53Aktualitet Virozat e traktit tretës, mjeku tregon shenjat alarmuese: Mos i neglizhoni këto simptoma! 1 Gusht 2026, 16:5616:56Aktualitet Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin: Bleu kështjellë 2.6 mln euro në Francë, e lokalizuam që në qershor! 1 Gusht 2026, 16:1516:15Aktualitet Shqipëria në 'luftë' me flakët, zjarret përhapen nga Veriu në Jug; disa vatra aktive 1 Gusht 2026, 15:3015:30Aktualitet Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat 1 Gusht 2026, 15:2315:23Aktualitet Flakët "pushtojnë" Drenovën, zjarri rrezikon banesat dhe varrezat 1 Gusht 2026, 14:5714:57Aktualitet