Shtatë vite më parë, më 15 gusht 2019, një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dhe shkaktoi bujë të madhe në turizmin shqiptar. Mihal Kokëdhima, asokohe pronar i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Vlorë, u përplas me pesë turistë spanjollë, pasi ata u larguan nga restoranti duke shprehur pakënaqësi për shërbimin. Situata degjeneroi në dhunë, ndërsa Kokëdhima i ndoqi turistët me automjetin e tyre.
Pamjet e incidentit bënë xhiron e mediave, pasi Kokëdhima u hodh mbi kofanon e furgonit dhe qëndroi aty për rreth tre kilometra, duke goditur me grushte xhamin e përparmë derisa e theu. Ngjarja u kthye në një prej episodeve më të bujshme të sezonit turistik dhe shkaktoi reagime të shumta për mënyrën se si trajtoheshin vizitorët e huaj në Shqipëri.
Shtatë vite më pas, incidenti mbetet një kujtesë e hidhur për rëndësinë e mikpritjes dhe respektit ndaj turistëve. Një episod i tillë jo vetëm që dëmton imazhin e një biznesi, por prek edhe perceptimin për një destinacion të tërë turistik. Në një kohë kur Shqipëria synon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë dhe investime, raste të tilla rikthejnë në vëmendje nevojën për shërbim cilësor, profesionalizëm dhe mbi të gjitha, siguri për turistët.

