Lajme Zone
Si parashikohet moti për ditën e shtunë sotme! Ja sa do të arrijnë temperaturat
Të tjeraSyri

Si parashikohet moti për ditën e shtunë sotme! Ja sa do të arrijnë temperaturat

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, pasi moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira deri mesatare.

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, pasi moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira deri mesatare. Sipas parashikimit, vranësirat do të jenë më të pranishme përgjatë relieveve malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.Lexo edhe:Kufizohet lëvizja në Urën e Matit, ndalohet kalimi i mjeteve mbi 13 ton Në këto zona priten edhe reshje shiu me intensitet të ulët, veçanërisht në verilindje dhe lindje të territorit. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 10 m/s, ndërsa në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë.