Lajme Zone
“Si e mban toka këtë padrejtësi”- Pas vendimit të Hagës, reagojnë emra të njohur të showbizit shqiptar
PolitikëGazeta Tema
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

“Si e mban toka këtë padrejtësi”- Pas vendimit të Hagës, reagojnë emra të njohur të showbizit shqiptar

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, edhe nga figura të njohura të muzikës, televizionit dhe showbizit shqiptar.

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, edhe nga figura të njohura të muzikës, televizionit dhe showbizit shqiptar.

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, disa prej artistëve dhe personazheve publike kanë ndarë mesazhet e tyre me ndjekësit.

Mes emrave që kanë reaguar janë këngëtarët Leonora Jakupi, Capital T, Ermal Fejzullahu dhe Yll Limani, Soni Malaj, Bora Zemani, etj.

Në postimet e tyre, personazhet publike kanë shprehur qëndrimet personale ndaj vendimit, kryesisht përmes mesazheve të mbështetjes dhe solidaritetit me ish-krerët e UÇK-së.

Disa prej reagimeve kanë qenë të shoqëruara me tone të forta emocionale, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar mesazhe që e kundërshtojnë vendimin e gjykatës.

Gjykata Speciale në Hagë dha sot vendimin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim.