Lajme Zone
Si e informonte shefi i Policisë Kriminale Ergys Agasin për provat e sekuestruara në makinë: Këqyrjen e bënë vetë hetuesit, do të kërkoj procesverbalin e ta nis
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Si e informonte shefi i Policisë Kriminale Ergys Agasin për provat e sekuestruara në makinë: Këqyrjen e bënë vetë hetuesit, do të kërkoj procesverbalin e ta nis

Report Tv ka siguruar të dhëna të reja nga hetimet e SPAK për Ergys Agasin, i ndihmuar gjatë arratisë nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, si edhe nga shefi i sektorit të laboratorit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi dhe kamerieri Embro Sulejmani. Sipas burimeve, në gusht para arrestimit të Agasit, Kalluçi dyshohet se i dërgoi 3 fotografi të ekspertizës së makinës së tij “Land Rover Defe

Report Tv ka siguruar të dhëna të reja nga hetimet e SPAK për Ergys Agasin, i ndihmuar gjatë arratisë nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, si edhe nga shefi i sektorit të laboratorit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi dhe kamerieri Embro Sulejmani. Sipas burimeve, në gusht para arrestimit të Agasit, Kalluçi dyshohet se i dërgoi 3 fotografi të ekspertizës së makinës së tij “Land Rover Defender”, i sekuestruar gjatë kontrolleve në Equos Resort, ku SPAK gjeti 9 faqe dokumente sekrete të SHISH. LEXO edhe...Ndihmoi Ergys Agasin dhe i dha sekrete shtetërore, Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie ish kreun e SHISH, Vlora Hysenin I njëjti burim thotë për Report Tv se Kalluçi, i akuzuar për nxjerrje të sekretit shtetëror, e informonte Agasin se provat kishin mbërritur të paketuara në laborator për t’u ekzaminuar për gjurmë ADN-je. Ndërsa Agasi kërkonte të dinte kur ishte kontrolluar makina dhe çfarë dokumentacioni ishte mbajtur për sendet e gjetura brenda saj. “Nuk e di, vlla, çfarë të them, se këqyrja nuk është bërë tek ne. E kanë bërë vetë ata”, mësohet t’i këtë shkruar Kalluçi-Agasit, ndërsa i sqaronte se kontrolli i makinës ishte kryer nga hetuesit dhe se laboratori kishte marrë vetëm provat për ekspertim. Ai shprehej se do të kërkonte edhe procesverbalin e këqyrjes për t’ia dërguar Agasit. Lajm në përditësim..... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 15:54 Kryekamerieri Embro Sulejmani informonte Agasin për hyrje-daljet te rezidenca qeveritare në Durrës, biznesmeni kishte një vilë! E lëvizte edhe me makinë Embro Sulejmani, i cili punonte si kryekamerier në një lokal pranë rezidencës qeveritare, rezulton se e ka lëvizur Ergys Agasin me makinë gjatë kohës që ishte në arrati. Një burim i tha Report Tv se, pak ditë para arrestimit të Agasit, Sulejmani koordinonte me të vendndodhjen, orarin dhe mënyrën e lëvizjes në Durrës.Sulejmani dyshohet se kontrollonte edhe hyrje-daljet në zonën e Vilave Qeveritare në Durrës, ku Agasi zotëron një vilë, zonë e cila ruhet nga Garda e Republikës. Sipas hetuesve, komunikimet mes tyre tregojnë se ndihma ndaj Agasit ishte e organizuar dhe e vazhdueshme.Burime thonë se në një bisedë pak orë pas arrestimit të Agasit, Sulejmani shprehte lehtësim që nuk ishte kapur bashkë me të. Për hetuesit, në këtë komunikim ai pranonte tërthorazi se e kishte transportuar Agasin gjatë arratisë dhe për këtë arsye ndaj tij është ngritur akuza për përkrahje të autorit të krimit. Share SI.E./ReportTv.al ergys agasi hetimet per grupin e agasit Embro Sulejmani Fatjon Kalluci Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 56% Veliajn 22.7% Asnjërin 21.3% Vota total: 563 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?